PANDEMIA DHE HUMANIZMI I RI

redaktor

Njerëzimi është përballur gjithnjë me katastrofa të mëdha, dhe nga këto sfida njerëzimi ka nxjerrë gjithnjë mësime të vyera. A do të jetë kështu edhe kësaj here?

Në një moment kur e gjithë bota i është nënshtruar pandemisë së Covid-19, gjithsecili prej nesh po reflekton nëse jeta jonë do të jetë e njëjtë, pasi kjo situatë të kalojë.

 

I nderuar Moikom, si po e përjetoni ju personalisht situatën e krijuar nga pandemia, në kushtet e karantinës?

Me  qetësi të plotë, -pa ankth,- pa panik në aspektin vetjak,- duke lexuar dhe shkruar si përherë, – por shqetësuese është,- se pandemia është e tërë planetit, -pra mbijetesa e njerëzimit është në provë!

Kjo është diçka e pazakontë,- tronditëse.

Hidhëruese, shumë pikëlluese, alarmuese janë vdekjet e shumta të njerëzve- të infektuar nga corona virusi në botë.

Ç’mendim keni për situatën e krijuar në mbarë botën, çfarë na mëson historia dhe përvoja njerëzore?

Planeti ynë me miliarda vjet ka pësuar katastrofa të mëdha,- të pabesueshme.

Dinosaurët që e  sunduan planetin për  150 milion vjet u zhdukët nga përplasja e një meteori   vigan,-por jeta  e gjallë nuk u zhduk,- evolucioni i jetës bazohet tek përshtatja ekzistenciale- dhe  mbijetesa.

Njeriu si gjitari me inteligjent,- me imagjinatën dhe me  të menduarin analizues dhe sintetizues ka krijuar njerëzimin dhe qytetërimet e ndryshme.

Por njeriu si qenie biologjike ka qenë në mijëvjeçarë i kërcënuar nga sëmundjet, epidemitë  shfarosëse,- nga shumë pandemi.

Le të përmendim,- se  edhe Homeri i pavdekshëm i bëri epet e tij në një situatë post-epidemike,- “Iliada” fillon me rrëfimin,- që  Hyu Apolon kishte  goditur me murtajë vdekatarët e tokës.

Në Mesjetë pandemitë e  murtajes dhe të kolerës qenë fatale,- duke  zhdukur  me vdekje më shumë se gjysmën e popullsisë së Europës,-po kështu gripi, tifoja dhe lija kanë qenë apokaliptike.

Në kohërat moderne sëmundje e tmerrshme qe tuberkulozi,- Tomas Mani në romanin “Mali Magjik” përshkruan ankthin e të prekurve nga tuberkulozi,- kurse  shkrimtarja Suzana Santag  ka një libër të  quajtur “Sëmundja si metaforë”,- dhe ne kuptojmë se si vdiqën të rinj,-para kohe- nga kjo sëmundje  e TBC-së, Franc Kafka dhe Migjeni ynë.

Në shekullin XX romani “Murtaja “ e Albert Kamysë si dhe libri “Paniku “ i shkrimtarit japonez  Takesi Kaiko ( që përshkruan epideminë e minjve të bambuve) janë referenca tashmë  të pashlyeshme ,- të ngujimit të njerëzve- dhe të mbijetesës së tyre nga  virozat  vdekjesjellëse, të papërmbajtura,-si mallkimet biblike.

Në dijeninë tuaj, cilat kanë qenë epidemitë më të rënda nga të cilat është prekur vendi ynë ndër shekuj?

Në një shkrim  eruditi Faik Konica e ka bërë një pasqyrë kronologjike të dukurive epidemike në shekuj të ndryshëm në Shqipëri.

Mesjetarologu i shquar Pëllumb Xhufi në librin e madh studimor “Arbërit e Jonit “ , ku përshkruan situatat sinoptike të historisë në hapësirat e Vlorës, Delvinës dhe Janinës në shekujt XV-XIII, në kapitullin e III , në faqet 1206-1226  ( libri është 1440 faqe) flet me citime dokumentash për përmasat katastrofike të murtajës në hapësirat e Shqipërisë.

Historia e një populli është dhe historia e sëmundjeve të tij.

Në shekuj shqiptarët kanë vuajtur sidomos nga dy sëmundje masive : malarja dhe tuberkulozi.

Por  edhe nga sëmundje të tjera si sifilizi dhe lebra.

Kam një kujtim nga fëminia ime-kur shkova në klasën e parë në Durrës, isha vetëm 7 vjec, tërë nxënësve u jepej kininë dhe vaj peshku si masë mbrojtëse dhe preventive.

Mbas 1944 shqiptarët e luftuan dhe gati i zhdukën malarien dhe tuberkulozin, sifilizin dhe lebrën dhe kjo është një  metaforë madhështore dhe shpresëdhënëse e historisë sonë.

Si i vlerësoni masat e marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe a po funksionojnë siç duhet ato?

Masa të domosdoshme, jetike – por dhe standarde,- sepse rreziku nga covid 19 nuk është aspak një çështje specifike shqiptare, -por botërore.

Por kapacitetet tona spitalore janë të kufizuara dhe në rrafshin strategjik,-perspektiv,- ne ende nuk e dimë se kur do të bjerë kurba e  pandemisë  dhe për më tepër nuk dimë asgjë nëse infeksioni mund të përsëritet, pra të ketë disa edicione ciklike të sëmundjes.

Nuk ka asnjë arsye mburravecllëku dhe protoganizmi të stimuluar mediatik,- sepse shteti ynë potencialisht është  shumë i dobët- e them me pikëllim këtë të vërtetë, – me shpresë për një përmirësim serioz.

Për vendimin për dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve?

Është një gjest solidariteti i kuptimshëm, përtej nënkuptimeve, keqkuptimeve dhe artikulimeve publicitare,- është padyshim diçka pozitive dhe humanitare,-është një mesazh.

DITA 05 prill 2020

Pandemia ka imponuar masa të ashpra, që kanë kufizuar shumë liritë themelore të qytetarëve. Përballë rritjes së atij që quhet “shteti i mbikëqyrjes”, shumë analistë janë shprehur të shqetësuar se në demokracitë e brishta, ku futet edhe ajo shqiptare, mund të kemi të shtim të dozave të autoritarizmit dhe kontrollit shtetëror. A ka bazë një frikë e tillë?

Në kushtet e pandemisë rregullat kufizuese janë gati të pashmangshme dhe proceduriale,- pra bëhen  si strukturë manuale- kjo nuk duhet harruar,- por as mbivlerësuar.

Ndonëse unë më shpesh këtë trysni të jashtëzakonshme të ngujimit të gjatë e ndjej si atmosferën e librit të tmerrshëm të Oruellit si një utopi negative,- të vërtetuar nga historia si totalitarizëm me përvoja të frikshme,- të vëshgimit ,- këqyrjes nga Big Brother.

Nuk e di se cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por nuk besoj në një skenar totalitar, -negativ.

Nga ana tjetër shihni se si një virus i skualifikoi edhe fetë e mëdha,- që janë krejt   neutrale dhe gati të heshtura në këtë zgrib kohor,- krejt të pafuqishme ndaj pandemisë së pamëshirshme.

Në shumë analiza të bëra së fundmi, është theksuar që pandemitë kanë zbuluar historikisht fytyrën e vërtetë të shoqërive që kanë prekur. Çfarë ka zbuluar tek shqiptarët kjo pandemi?

Padyshim pandemitë i kanë zbulesat e tyre,- që duhen lexuar dhe përkthyer seriozisht,- në aspektin njerëzor universal pandemia e fundit , (por kjo  nuk do të thotë se nuk  do të ketë më pandemi futuristike) tregoi se lidhjet shoqërore janë të brishta,- pandemia individualizoi gjithçka, – bëri ,që Tjetri, të shndrohet në një subjekt armiqësor, -madje  antagonist, i rrezikshëm,-një potencial i infektimit dhe vdekjes.

Por kjo do të thotë njëkohësisht, se njerëzimi është gjithashtu i brishtë- dhe duhet të korrigjojë diçka kryesore në substancën e tij- a nuk është polarizimi i  llahtarshëm në një pakice të pasurish dhe një shumicë plebejane pa asnjë pasuri dhe mjetë jetese- një variant i Tjetrit,- që nuk përputhet, nuk njesohet dot dhe kjo burimëson një dehumanizim të madh, -a duhet menduar edhe për këtë?

Kjo pandemi tek shqiptarët tregoi një shoqëri patetike ,- por të prapambetur, me një ekonomi shërbimi, -që  tani është krejt e paralizuar,- pra me një modul ekonomik të mangët,- të papërgatitur fjala vjen edhe përballë një krize ushqimore,-por dhe  bankare.

Ekonomia shqiptare është e fragmentizuar,- pa  autonomi fuksionale ,- pa të ardhme në kushte emergjence të papritur.

Ne mburremi si komb me ndjenjat e bujarisë, dhembshurisë, solidaritetit me njëri-tjetrin? A po i tregojmë sa duhet në këto ditë të vështira?

Humanizmi nuk i ka munguar popullit shqiptar asnjëherë- edhe në rastet e kësaj pandemie- shpirti i shqiptarëve ende nuk është tjetërsuar.

Por pandemia e ka shkatërruar ekonominë  improvizuese dhe diletante, pa aspektin e mirëfilltë profesional  të shqiptarëve- kjo mund të sjellë një kolaps financiar shumë shpejt.

Varfërimi do të jetë progresiv për fat të keq.

Shqipëria pati dy  katastrofa: tërmetin e  vitit 2019 dhe pandeminë e covid 19, janë shumë barrë e papërballueshme lehtë për  të. Këtë e kuptojnë të gjithë, pa përjashtim.

Shteti shqiptar e kishte  nënvleftësuar marrëzisht dimensionin shpëtimtar të emergjencë- prandaj u gjend fillimisht si  “nje shtet kartoni”.

Jam i bindur se  edhe në  kushtet e një pandemie “kapacitete e tij të përballimit” të emergjencës “ janë ta vogla,  aspak të menduara si një teori e mirëfilltë  sigurimi.

Pra jemi një shoqëri  që përjeton të tashmen , përditshmërinë rutinore dhe jo  befasitë dhe të panjohurat e së ardhmes.

Këto 30 vjet klasa parapolitike shqiptare ( për fat të mbrapsht në të tëra viset dhe shtetet , ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptarësh) e ktheu  konceptin e shtetit në një instrument dekorativ të triumfalizmit idiot  dhe të rremë të partive në pushtet dhe nuk mendoi thellësisht për zhvillimin  poliform dhe sovranist të ekonomisë në sintezë dhe jo në varësi të ekonomisë botërore.

Si shpjegohet që kjo krizë nxori në pah një BE jo shumë solidare, një vlerë që Brukseli e cilëson themeltare, teksa vendet që etiketohen nga Perëndimi si diktatoriale, janë shprehur më të gatshme për të ndihmuar të tjerët?

BE nuk është një matricë ekzistenciale e përsosur,- përtej fytyrës propogantistike BE- ka probleme  të papërballueshme, -kjo i nxit sërish  nacionalizmat  “e fjetur”, kontradiktat,- mungesën e solidaritetit, cinizmin , individualizmin ekstrem, revoltat, luftërat etj.

Nga ana tjetër zhvillimi i shfytyruar i Neoliberalizmit- ka provokuar paradokse të jashtëzakonshme, -rendi botëror (establishment i shenjtëruar, i vjetër ) duhet të ndryshojë jo vetëm në procesin e prodhimit,- por dhe të ndarjes së të ardhurave,- që polarizimi të paktën të zbutet,- të rikthehemi tek Humanizmi, -qe shkenca dhe teknologjia e  hatashme t’i shërbejë Njeriut.

Thuhet se pas kësaj pandemie bota nuk do të jetë më e njëjta, se do të ndryshojë rendi botëror, nga monopolar me vetëm SHBA-në në krye, në bipolar me dyshen SHBA-Kinë, apo shumëpolar, me disa poliqendra të pushtetit. Cili është mendimi juaj, dhe a do të sjellë ky ndryshim më shumë gjëra pozitive apo negative?

Ndryshimet e mëdha bëhen vetëm në substancën shoqërore- dhe nuk kanë të bëjnë  me frikën virale të pandemisë (pandemive.)

Politikanët dhe  qeveritarët e botës janë të prirur nga tabuja e statukuove dhe  jo nga evoluimi pozitiv.

Si skema e bipolaritetit  dhe ajo e  shumëpolaritetit janë konvencione që nuk kanë prodhuar paqe dhe harmoni, përkundrazi.

Unë nuk jam profet për të bërë parashikime. Por ëndërroj për një  Humanizëm dhe  Njerëzim të Ri.

 

*****

Intervistoi S.Tresa. Botuar sot si kopertinë e DITA

Share This Article
22 Comments
    • Hera e pare qe Moikomi ja fut kot me kot. Nuk vazhdova ta lexoj me shkrimin qe ne momentet e para kur thoshte : “mbijetesa e njerëzimit është në provë!”
      Pse more, edhe sikur te jete ne permasat maksimale, do vdesin 5 % me shume pleq sesa zakonisht, po jo njerezimi. I paska bere dem karantina.

    • Desha me theksuar se Feja Islame e kane dhene pergjigjen e sakte si per kete epidemi dhe sprove per njerezimin ashtu edhe per cdo aspekt te jetes se njeriut. Feja Islame mund te te ofroje uje, por jo te detyroje qe te pish uje.

  • Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka JEZUSIN E KRISHTIT !

  • I rralli në mendim i kudogjinduri Mojkom Zeqë. Ditët tu bëfshin NJËMIJË.. * lavazhi truri le ti bjeri kavalit. Ajo që thuhet *kujdesi për veten* është së PARI për shoqërinë .Na priftë e mira,se askujt,ne si kemi hyrë në hak…
    Për;*Dhimbia e madhe Popull*. GND.

    • O koqe, nuk na paske treguar per gjysherit kete rradhe? Nxirre shpejt biografine qe ta dime kush je, hajde shpejt.

        • Ai truthari Dh.XH ose Dhierja e Madhe Popull nuk le rast pa treguar qe gjysherit i ka pasur me qeleshe e me mustaqe e xhaxhain me dyfek me gjalme e babain pordhac te madh etj etj. Kete rradhe kishte harruar (demence hesapi), prandaj edhe une ia kujtova Po nuk e mora vesh ty o fteri c’te pickoi, apo nuk te le rehat truri i pjerdhur?

  • Nje pyetje per z.Moikom.
    Me shprehjen e fundit i ke thene te gjitha. “Enderron nje humanizem te ri dhe nuk profetizon”, pra deshiron…
    Nejse, kur thua humanizem i ri, do te thote qe pranon ekzistencen e nje humanizmi aktual. Ku eshte? Tek financat, bankat, oligarket planetare te pashpirt, apo tek politikanet post ideologjike, te cilet jane bere shpirti i te pashpirterve qe permenda.
    Po i le argumentet per kete dhe po shtroj vetem nje pyetje:
    Si mund te shpresohet(ju , drejte e shtroni, nuk shpresoni – enderroni) per nje humanizem te ri ne nje kohe qe mjkesia, shendetesia, pra jeta e qytetarit eshte bere biznes?
    Tjeter: Si mund te enderrohet per njeriun e ri (siç thuhet ne titull) me universitete kristal apo Naim Çilit me shoke..?

  • Mos u beni me te vegjel se c’ini o njerez se talljet bien mbi fytyrat tuaja si peshtyma. Eshte me mire te mburremi me Dijetarin tone poliedrik. Eruditeti fitohet me Pune e vullnet te celnikte, me dashuri per dijen dhr njeriun e thjeshte e cdo gje tokesore, me ate qe I ben enferat realitet.

  • Me pelqeu intervista, biles shume koncize. Sepse nga diapazoni I argumentit mund te ishte 10 km e gjate. Ne stadin aktual kur Evropa arriti 75 vjet pa luftera, e sidomos pas dy konfliktesh boterore, shpresat per nje paqe dhe bashkpunim te gjate, fale botekuptimit te Ri humanist u shtuan. Edhe pse studjues te ndryshem paralajmeronin se interesi I shoqerise konsumiste nuk koncidon me nje humanizem te Ri, ne mos eshte e kunderta. Dhe ja prova e zjarrit. Sejcili shtet shikon bahcen e tij e sidomos ne drejtim te masave ekonomike. A po mendon kush, psh per Afriken? Per vendet e varfra si Shqiperia? Gjersa flitej se mosha me e goditur nga virusi ishin te moshuarit, qeverite perendimore nuk dukeshin te preokupuara. Fundja, shteti do clirohej nga barra e pensioneve; se per cfare tjeter nevojiten te moshuarit?! Me beri pershtypje letra publike e nje vajze italiane drejtuar te forteve te Evropes, qe e niste letren pikerisht me mitin e Eneas. Skulptura e famshme ne mermer e Berninit, ku Enea iken nga Troja me babane e paralizuar ne sup, Ankizin, dhe pas e ndjek i biri, Askani. Pikerisht, kjo skulpture misheron respektin e madh ndaj prindit te moshuar, qe nuk duhen konsideruar si barre e rende, por si pasuri e cmuar shpirterore. Ikja e tyre duhet te na trondite, Sic thote nje proverb afrikan, “kur vdes nje plak, digjet nje biblioteke”.

  • Vari Iliadën e Homerit bashkë me solidaritetin e BE-së për veten e vet, po këtu te ne si është e mundur që edhe komplet pa ligje edhe korupsion gjithandej ??

  • Gjitheshka per situaten e shprehur qarte, mbeshtetur ne erudicionin e Autorit, Moikomit, ndoshta i vetmi ne mendimin poetik e filozofik. Gjitheshka thene qarte dhe drejt me llogjike te vecante, te thelle.
    Shendet e jete te gjate MOIKOM ZEQOS ne Durres.

  • Humanizmi rrjedh nga morali ,nga morali rrjesh karakteri i mardhanjve të njerëzve në një bashkësi njerzish me teritor me zakone me gjuhë të përbashkët .Të gjitha këto mardhanje të njerzve në një katund ,vend krahinë shtet përbëjnë atë që quhet moral.

    Morali ka karakter klase që nuk është i përjatëshëm ,ai ndryshon nga një vend në tjetrin.

    Në shqipëri ,kemi moralin e të pasurve që nuk ka aspak humanizëm ,kjo është klasa politike e milonerve dhe milarderve që vjedhin e shfrytëzoin popullin për 30 vjet si mall pa zot dhe nuk japin llogari askund.Kan paga 25 fish më të lartë se populli thjesht ,kan vila e pasuri të madhe luksi ,këto nuk kan humanizëm ,sepse kan moralin e të pasurve që shfrytëzojnë e shtypin popullin..

    Kemi dhe moralin e të shtypurve,pleq pensionistë me pensione të vogla,njerëz të lodhur e të sëmurë ,puntor të thjeshtë dhe të pa punë ,dhe fasonistë me paga shumë të ulta që kan një moral tjetër atë të varfërve e të shfrytëzuarve ,kan shpirtë human ,këta jan shumica .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *