Pandemia/ Franca vendos orë policore nga data 15 dhjetor për të frenuar përhapjen e COVID-19

time

Franca do të shtyjë rihapjen e vendeve kulturore dhe do të vendosë orë policore, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Urdhri për qëndrim në shtëpi do të hiqet më 15 dhjetor, kur edhe do të nisë ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00.

Kryeministri Jean Castex tha se normat e infektimit nuk janë duke rënë me ritmin që ka shpresuar qeveria, pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit. Sakaq, masa nuk do të hiqet për Vitin e Ri, për të parandaluar tubimet e mëdha.

Muzetë, kinematë, teatrot dhe vendet sportive, që pritej të rihapeshin të martën, do të qëndrojnë të mbyllura edhe për tri javë.

Nuk jemi ende në fund të kësaj vale të dytë dhe nuk do t’i arrijmë objektivat e vëna për 15 dhjetor”, tha kryeministri Castex në një konferencë për media.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *