Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se shtetet e Evropës duhet të përdorin karantinën për të luftuar rritjen alarmante të niveleve të infeksionit, që është shfaqur në gjysmën e rajonit gjatë javës së fundit.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge tha se të dhënat e fundit treguan një rritje prej 9% të rasteve të reja të COVID-19, duke e cilësuar një zhvillim shqetësues për shërbimet e mbingarkuara shëndetësore në të gjithë kontinentin.
Ndërsa vuri në dukje se programet e vaksinimit tashmë po zvogëlonin transmetimin dhe shtrimet në spital, ai theksoi se do të duhej kohë që strategjia të realizohej.
Vaksinimet kanë filluar në 45 vende të rajonit evropian, sipas OBSH, por niveli i mbulimit mbetet i ulët në mesin e 27 vendeve anëtare të BE-së, ku vetëm 7% e popullsisë ka marrë një dozë.
Po ashtu, Drejtori i OBSH-së për Evropën theksoi se qeveritë duhet të investojnë më shumë në teknologjitë, që mund të identifikojnë variantet e koronavirusit dhe të përmirësojnë sistemet e tyre të testimit, gjurmimit dhe karantinës.
“Ne po shohim një ringjallje të infeksionit në Evropën Qendrore dhe Lindore. Rastet e reja janë gjithashtu në rritje në disa vende të Evropës Perëndimore, ku shifrat ishin tashmë të larta.
Presioni i vazhdueshëm i spitaleve dhe punonjësve tanë shëndetësorë, po haset me akte solidariteti mjekësor midis fqinjëve evropianë. Sidoqoftë, gjatë një viti në pandemi, sistemet tona shëndetësore nuk duhet të jenë në këtë situatë. Ne duhet t’i kthehemi bazave”, tha Kluge, raporton “The Guardian“.
h.b/dita

Kjo per qeverine tone e per pseudoexpertet tone!
Kjo sidomos per e et onzt ma pak te prekura se ne yirane edhe karantinimi tasheshte rezik kontamiimi intrafzmiljar te nalte!