Italia regjistroi 564 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin e fataliteteve në mbi 60 mijë që nga nisja e pandemisë.
Gjithashtu në buletinin e përditshëm raportohen dhe 18,887 të infektuar të rinj nga virusi, shifër kjo që vjen në ulje nga dita në ditë. Itali, vendi i parë perëndimor që u godit nga pandemia, tashmë renditet e 6 në botë që kalon shifrat e 60 mijë viktima.
Numri i pacientëve të shëruar është 17 186 duke e çuar në 913.494 numrin e tyre që nga nisja e pandemisë e deri më sot.
Dita e sotme ka regjistruar 233 të infektuar më shumë që kanë kërkuar kurim në strukturat spitalore, por dhe 63 pacientë më pak të shtruar në repartet e terapisë intensive.
h.b/dita
