Rënia e ndjeshme e shitjeve dhe pasiguritë e shkaktuara nga pandemia Covid 19 e kanë bërë vitin 2020 më pesimistin për tregun e pasurive të paluajtshme. Një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë me 181 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh shitjes për gjashtëmujorin e dytë të vitit të shkuar zbardh vlerësimin më të ulët mbi ecurinë e tij që prej vitit 2013, kur ky lloj sondazhi u krye për herë të parë.
Balanca neto e përgjigjeve ka rezultuar [-29%], duke treguar që vlerësimi i agjentëve për situatën gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020 ishte shumë më pesimist se ai i periudhës së mëparshme, ndërkohë që kjo vlerë është dukshëm nën mesataren afatgjatë të balancës neto (-22%).
Në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, përgjigjet sipas zonave tregojnë balanca me vlera negative të situatës për të tria zonat; balanca për zonën e Tiranës rezultoi[-28%], ajo për Bregdetin [-42%]dhe ajo për Zonat e Tjera ishte [-26%]. I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje gjatë periudhës, paraqet një vlerësim të ngjashëm me vlerësimin e të gjithë kampionit, por më pak negativ; balanca neto e përgjigjeve mbi situatën e përgjithshme nga ana e subjekteve që kanë raportuar shitje është [-20%].
Që nga gjysma e dytë e vitit 2019, ky tregues ka regjistruar një balancë në vlera negative, ndërkohë që gjatë periudhës Gjashtëmujori I 2017 –Gjashtëmujori I-2019, balanca ka shënuar vlera pozitive dhe relativisht të larta.
Tregu i pasurive të paluajtshme në tërësi ka shënuar rënie të fortë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, kryesisht për shkak të Pandemisë me vetëm 632 prona të shitura nga 825 të gjashtëmujorit të mëparshëm, në një kohë që segmente të tij kanë reaguar në mënyra shumë të ndryshme për sa i përket çmimeve.
Sipas sondazhit të cilit i referohet SCAN, numri i agjentëve që kanë realizuar shitje ndaj numrit të përgjithshëm të subjekteve që janë përgjigjur, ra në 39% nga 44% një gjashtëmujor më pare, ndërkohë që numri mesatar i pronave të shitura për subjekt ra në më pak se 4 nga 5 që ishte gjashtë muaj më parë.

Hala s’keni pare gje!