Panelet, si sfilata

anazapta

Sokol Balla po promovon rikthimin e kostumit me kuadrate, një modë e lënë pas në kohë. Në Top Story-n më të fundit, sharmi i tij ishte unik. Dhe një palë këpucë llustrafinë ngjyrë vishnjeje, të cilat i janë parë të veshura para një viti në një prej emisioneve të tij, ishin një gjetje estetike tërheqëse. Redi Jupi, është emri tjetër, i cili ja vlen të shihet përveçse të dëgjohet në rolin e specialistit të futbollit në Proçesin Sportiv. Në çdo emision, promovon diçka të veçantë në veshje. Moda e përhapur ndër shqiptarë këtë verë e veshjes së këpucëve pa çorap, ishte nismë e tij. Dhe garderoba e Fatos Lubonjës është diçka e veçantë në sharmin e njerëzve publikë në panalet televizive.

Unike tek Lubonja nuk është një stil trendy në veshje, por një kombinacion pa krisje vizuale mes moshës, modelit e ngjyrës së rrobës. Sigurisht, në pamje të parë nuk ka fare lidhje një orë me rryp të verdhë në dorën e një 60-vjeçari, por ja që tek Lubonja ka kontraste që kombinohen harmonishëm e këndshëm për syrin. Çështja është që ne mos thënçin ndonjë gjë të mençur, jo tre të sipërpërmendurit, por në përgjithësi njerëzit e paneleve, të paktën të ofrojnë garderoba interesante.

Rubrikën ‘Monitorime’ mund ta lexoni çdo ditë në DITA

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *