Ish-shefi i Inteligjencës amerikane, Leon Panneta, ka pohuar se aksidentalisht i kishte ofruar informacione top-sekrete për misionin e vrasjes së liderit terrorist Osama Bin Laden, skenaristit të filmit “Zero Dark Thirty” Mark Boal gjatë një takimi të fshehtë. Panneta ka sqaruar se ai nuk ishte në dijeni se Boal ishte i pranishëm dhe kishte supozuar se të gjithë ata që gjendeshin në atë dhomë kishin leje dhe ishin verifikuar.
Panetta ka deklaruar: “Nuk kisha idenë se ai njeri ishte në audiencë. Edhe sot nuk do ta njihja po të futej në dhomë”. Kërkesat për dokumentet ishin bërë nga anëtarët e grupit të analistëve “Judicial Watch” dhe të shtunën bosët e Agjencisë Qendrore e Inteligjencës Amerikane (ACIA) i publikuan ato. Informacionet kanë të bëjnë me emrat e grupit komandues të njësisë që realizoi misionin. Ky nuk është i vetmi skandal rreth këtij filmi sepse në vitin 2012 ishte njoftuar se zyrtarët e CIA-s i kishin dhënë informacione të klasifikuara regjisores Katherine Bigelow dhe Boalit, pasi ata i kishin kërkuar ato.
Sidoqoftë, Boal në atë kohë kishte insistuar se nuk ka kërkuar asnjë dokument. Filmi gjithashtu ishte lajmi kryesor edhe për paraqitjen e torturave në ekran. Shumë ligjvënës amerikanë ishin tmerruar me teknikat që kanë përdorur ushtarët amerikanë për të nxjerrë informacione nga luftëtarët e armikut. Zyrtarët qeveritarë treguan se informacionet për vendndodhjen e Bin Ladenit nuk ishin nxjerrë përmes torturimit të njerëzve. Filmi “Zero Dark Thirty”, në të cilin luajnë Jessica Chastain dhe Jason Clarke, rrëfen për vjetët që kanë kaluar për të realizuar misionin për sulmin e Bin Ladenit në Pakistan dhe vrasjen e tij në vitin 2011. / Koha

Naivitet i pafalshëm për nje shef inteligjence te shprehet se nuk dija kush ishte në salle! Dhe i kujt se? I cia-s !?