Një lajmërim për bombë në kanalin televiziv ANT1 ka tronditur Greqinë sot në mbrëmje.
Telefonata në zyrat e kanalit televiziv rreth orës lokale 20.00 paralajmëroi për një shpërthim pas 1 ore.
Policia ka rrethuar ndërtesën, dhe po kryhen kontrolle për pako apo lëndë eksplozive.
Pas shpërthimit në kanalin televiziv Skai dhe kishën Shën Dionisi në qendër të kryeqytetit është shtuar gatishmëria kundër sulmeve të vazhdueshme terroriste në Athinë.
v.l/ Dita