Panik në Durrës, merr flakë makina pranë qendrës tregtare

J L

Ditën e sotme, në orët e mesditës, një automjet i llojit “Volkswagen Passat” në lëvizje e sipër është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare, në një zonë të populluar të Durrësit, duke shkaktuar panik te njerëzit.

Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit Dorian Bregut, ndërsa nuk ka ende informacion mbi shkaqet e zjarrit.

Deri tani mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.06.2019, rreth orës 14:20, në lagjen Nr.4, Durrës , ka rënë zjarr në ecje dhe është djegur pjesërisht automjetin në pronësi të shtetasit D.B.,34 vjeç, banues në Arapaj.

Nga hetimet parpake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental, i shkaktuar nga një defekt elektrik.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *