Panik në kryeqytet, të shtëna me armë zjarri, 7 të shoqëruar

Gazeta Dita

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas informacionit paraprak nga policia rreth orës 22:25, në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën “Bardhyl”, ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar. Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.

Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment
  • Kush po i aktivizon kriminelet ? Pse sa here humbet PD filojne shperthimet e trirolit dhe kollitja e armeve ? C’do te thote shprehja e Bashes : ” Po nuk u be kodi zgjedhor si themi ne do kete perplasje” A nuk u be perplasja me 25 qershor me vote? Thuhet se u blene votat,por me fjale se shembuj konkret nuk ka .JO vetem me emra konkret ,por ne as emra qytetetsh apo fshatrash. Nuk ka denoncime ne prokurori edhe pse drejtesia ka qene e deri tani eshte ne dore te PD. Pse nuk eshte prononcuar PD -ja per Kavajen ku fitoi per kryetar bashkie. PO ketu pati vjedhje o Lul? Fol!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *