Panik në Llogara, makina përfshihet nga flakët në ecje (Foto+Video)

Ornela

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qafën e Llogarasë duke shkaktuar panik e kaos tek pushuesit e shumtë që janë nisur drejt Jugut të vendit.

Sipas informacioneve të para dyshohet për një defekt në automjet.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën, ndërsa një zjarrfikëse po shkon drejt vendit për të shuar zjarrin.

Ngjarja ka sjellë bllokimin e qarkullimit. Deri në largimin e mjetit, makinat e tjera kanë ndaluar për të mos rrezikuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *