163 raste të fruthit deri më sot janë raportuar tek fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar, në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur nën kontroll gjendjen e vazhdueshme të fruthit dhe për të parandaluar rastet e reja.
IKSHPK gjatë një takimi me përfaqësues të UNICEF dhe OBSH, është zotuar se ekipet e vaksinimit janë të përkushtuara për të vaksinuar fëmijët shtëpi për shtëpi dhe për të zgjeruar vaksinimin rutinor të fëmijëve në institucionet shëndetësore, veçanërisht për familjet e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane.
Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe serioze e shkaktuar nga një virus. Virusi përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe përmes ajrit dhe mund të përhapet shpejt sidomos aty ku përfshirja me vaksinim rutinor ka qenë vazhdimisht nën 95%, duke lejuar akumulimin gradual të individëve lehtë të prekshëm nga virusi.
Sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse, sidomos tek fëmijët dhe të rriturit me sëmundje te tjera ekzistuese si dhe sistem imunitar te komprometuar.
Kosova ka një nivel të lartë imunizimi që është mbajtur përmes përfshirjes me vaksinim rutinor prej 95% me dy doza të vaksinës kundër fruthit..
IKSHP-ja që nga rasti i parë i fruthit, ka intensifikuar aktivitetet e vaksinimit me vaksinën MMR kryesisht tenjerëzitë e përfshirë me fruth, por edhe të gjithë popullsinë në të gjitha vendet që raportojnë fruthin.
