Panik nga vullkani në zonën turistike të Spanjës, 22 tërmete në 4 ditë

Leda Hysa

Në vetëm katër ditë, të paktën 22 tërmete kanë tronditur Tenerifen në Spanjë.

Kjo situatë ka ngjallur panik se mali Teide mund të shpërthejë.

Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se lëvizjet sizmike janë regjistruar në një thellësi prej 6 deri në 8 kilometra nën nivelin e detit brenda 4 ditëve.

Gjithashtu për këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim zyrtar nga Instituti Vullkanologjik i ishujve Kanarie, që është përpjekur të qetësojë njerëzit, duke thënë se nuk ka ndonjë rrezik për shpërthim vullkani.

Mali Teide është pika më e larta në Spanjë, njëkohësisht një atraksion i madh turistik, me mbi 3 milionë vizitorë çdo vit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *