Panik në qendër të Shkodrës. Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pedonale” duke shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policie, të cilat kanë nisur hetimet. Ende për momentin nuk bëhen të ditur informacione të tjera rreth autorëve dhe shkaqeve të këtij shkëmbimi zjarri.
