Paniku në fondet që investojnë në prona në Britani ka tërhequr vëmendjen te cënueshmëria e sektorit të pronave tregtare, që financohet kryesisht nga bankat vendase dhe shoqeritë e ndërtimit (building societies) por edhe nga bankat e huaja dhe kompanitë e sigurimit.
Bankat britanike dhe shoqeritë e ndërtimit kishin rreth 90 miliardë paund në kredi të përqëndruar në pronat tregtare të brëndshme gjatë fundit të 2015ës. Bankat gjermane, amerikane e të tjera ndërkombëtare, kishin rreth 55 miliardë paund ekspozim, investime që janë rritur në këtë sektor që prej krizës së 2008-s.
Siguruesit, kompani që nuk kanë pasur ekspozim gjatë krizës, kanë tashmë rreth 25.9 miliardë paund ekspozime. Kjo nënkuton se mund të pësojnë të gjithë një goditje nëse Brexit sjell një ngadalësim në investimet e bizneseve dhe tkurr kërkesën për zyra dhe qendra tregtare. Vlera totale e detyrimeve të pasurive të patundshme tregtare në britani, qëndroi në 183.3 miliardë paund në dhjetor të 2015-s.
Paqartësia ka shkaktuar tashmë një panik në disa investitorë të pronave tregtare. Gjatë javës së kaluar, më shumë se 18 miliardë paund e parave të investitorëve në prona tregtare është bllokuar pasi fondet e drejtuara nga M&G investments, Standard Life dhe Threadneedle Investments, pezulluan tregtinë.
Ndërsa investitorët e zakonshëm me pakicë pritet të humbasin më shumë fillimisht, disa fonde kanë reduktuar vlerën që vendosin në prona, gjë që nënkupton një rënie të çmimeve. Kjo do të godiste bankat që kanë dhënë hua apo kompanitë e sigurimeve që kanë investuar në prona. Departamenti i investimeve i Legal & General ka ulur vlerën e fondeve të tyre që investojnë në prona gjatë javës për të dekurajuar tërheqjet nga fondi.
