Pankina e Italisë, Antonio Conte “fiton” balotazhin

Dita

Pankina e përfaqësueses italiane është ende bosh dhe shumë emra të njohur përfliten për t’u ulur në pankinën e të kaltërve.

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) duhet të vendosë mes tre (Ancelotti, Mancini, Conte) emrave të mëdhenj për postin e trajnerit dhe sipas “Daily Star” Antonio Conte kuotohet për të marrë “çelësat” e Axurrëve.

Ish-trajneri i Juventusit, po kalon një periudhë të vështirë në stolit e Chelsea, me blutë që pas 25 javës, janë plot 18 pikë larg Manchester City-t kryesues.

Italia mbeti pa trajner që nga shkarkimi i Giampiero Venturas, dhe gjetja e zëvendësuesit të tij është paksa e komplikuar për shkak se Federata Italiane është momentalisht edhe pa president. e.k/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *