Kategoria Superiore gjithmonë ka “ngrënë” koka trajnerësh. Edhe ky sezon nuk i shpëtoi traditës së krijuar në 25 vitet e fundit. Në total 10 skuadrat janë drejtuar nga 18 trajnerë. Vetëm tri nga dhjetë skuadra nuk i ndërruan trajnerët: Skënderbeu me Mirel Josën; Partizani me Shpëtim Duron dhe Laçi me Armando Cungun. Shtatë skuadrat e tjera janë drejtuar nga dy trajnerë: Elbasani, Flamurtari, Vllaznia, Kukësi, Tirana dhe Apolonia, kjo e fundit nga tre.
Në këtë sezon kanë drejtuar tre trajnerë jo shqiptarë, dy italianët Baldo Raineri (Vllaznia) dhe Ernestino Ramela (Flamurtari) dhe malazezi me pasaportë serbe Miodrag Radanoviç (Kukësi). Gjithashtu, Kukësin e drejtoi shqiptari nga Struga e Maqedonisë, Artim Shaqiri. Në bankinën e Tiranës pritet të ulet nigeriani Emanuel Egbo.
ELBASANI – E nisi me Ilirjan Filjen, i cili u shkarkua pas humbjes së thellë 5-1 me Teutën, në javën e tretë (10 shtator 2014). Në bankinë u ul Muharrem Dosti, por që nuk arrti ta mbajë ekipin në Kategorinë Superiore.
FLAMURTARI – Ernest Gjoka, i cili fitoi një sezon më parë Kupës së Shqipërisë, qëndroi në bankinë për 10 javë, 29 tetor të vitit të kaluar, pas humbjes 1-0 në Durrës. Vendin e tij e zuri italiani Ernestino Ramella, ky i fundit nuk i siguroi asgjë vlonjatëve.
TEUTA – Hasan Lika u shkarkua për rezultate të dobëta në javën e 13-të, pas humbjes 3-0 në fushën e Laçit (23 nëntor 2014). Vendin e tij e zuri Gentian Begeja, që siguroi mbijetesën. Zyrtarisht në protokoll trajner është Ilir Biturku.
APOLONIA – Elidon Demiraj e drejtoi Apoloninë për 15 javë, deri në barazimin 0-2 në Kukës (6 dhjetor 2014). Përkohësisht e mori drejtimin Mariol Miho (3 ndeshje, javët 16-18 deri 20 dhjetor 2014). Artan Mërgjyshi është në bankinën e fierakëve nga java e 19-të (21 janar 2015).
VLLAZNIA – Italiani me pasaportë edhe zvicerane, Baldo Raineri, e drejtoi Vllazninë deri në javën e 24-t deri në barazimin 1-1 me Elbasanin në “Loro Boriçi”. Drejtimin e mori Luan Zmijani.
KUKËSI – Artim Shaqiri qëndroi në drejtim të Kukësit deri në humbjen me rivalin direkt për titull, Skënderbeun (0-1) në javën e 32-të. Presidenti Safet Gjici e zëvendësoi me drejtorin teknik, Midodrag Radanoviç, të ndihmuar nga Ivan Gvozdenoviç.
TIRANA – Gugash Magani e drejtoi Tiranën deri në javën e parafundit. Tekniku peqinas dha dorëheqjen pas humbjes së thellë 4-1 në Kukës në javën e 35-të. Në ndeshjen e fundit, bardheblutë do të drejtohen nga nigeriani Emanuel Egbo.

A ka ndonje qe te na e thote ç’eshte kjo fjala: Pankina.
O lali, po merre e shkruaje te gjithe artikullin ne italisht or bir, se ndoshta “mbledh” ca pike me shume. Po ta shkruaj se ndoshta ke me sukses.