Bota përmban kaq shumë mrekulli, dhe një ndër to është dhe “Panorama Ylber”. E krijuar nga artisti danez-islandez, Olafur Eliasson, në vitin 2011 qyteti i Arosit në Danimarkë do të bëhej zotërues i kësaj forme të veçantë të të parit vetveten.
“Panorama Ylber” është një vepër arti në formë rrethore, 150 metra e gjatë dhe tre metra e gjerë, dhe është quajtur “Ylber” pikërisht për pikasjen e të gjitha ngjyrave të spektrit. E montuar në kolona të hollë dhe me një diametër prej 52 metrash, ky krijim spektakolar shtrihet nga njëra anë në tjetrën.

Një përshkrim i detajuar
Ka dy shkallë dhe ashensorë për t’i siguruar vizitorëve në muze lehtësira në qasjen e panoramës me ngjyrat e ylberit. Pas ngjitjes, ata mund të shëtisin nëpër rrugën rrethore panoramike, e cila i ofron një pamje fantastike të qytetit.

Sipërfaqja aktuale e çatisë (1500 metra katrorë) është e mbuluar me drurë, duke e shndërruar kështu ambjentin në një zonë rekreative unike, si dhe i mundëson një platformë shikimi vizitorëve në muze që gjendet rreth pesëdhjetë metra nga niveli i rrugës.

Përshkrimi i vetë artistit, për punën e tij:
” “Panorama Ylber” krijon një dialog me arkitekturën ekzistuese dhe përforcon atë që tashmë ishte aty, që do të thotë pikëpamje ndryshe për të gjithë qytetin. Kam krijuar një hapësirë që pothuajse mund të thuhet se ka aftësi të fshijë kufijtë brenda dhe jashtë – një vend ku bëheni pak të pasigurt, sikurse mund të ndiheni përballë një vepre arti apo në një muze. Kjo pasiguri është e rëndësishme për mua, sepse inkurajon njerëzit të mendojnë dhe të ndjejnë përtej kufijve brenda të cilave ata janë mësuar të funksionojnë.”
s.a/dita
