Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka qëndruar sërish në krah trajnerit të Kombëtares, Christian Panuccit, duke hedhur poshtë zërat se ky i fundit rrezikon shkarkimin.
Ai ka pohuar për “Panorama Sport” se pavarësisht se nuk është i kënaqur me paraqitjet e fundit të Kombëtares, nuk mund të akuzohet vetëm trajneri.
“Duhet t’i japim kohë Panuccit dhe skuadrës. Trajneri ka përgjegjësitë e tij, por nuk mund t’i adresohen të gjitha përgjegjësitë atij”, deklaroi Duka.
Sulmet mediatike ndaj Panuccit kanë ardhur fill pas rezultateve të dobëta që ka korrur Kombëtarja shqiptare në dy ndeshjet miqësore, me Kosovën (0-3) e më pas me Ukrainën (1-4).
s.a/dita

O Duke ti jepi kohe Panucit por dije qe humbjet nuk ndikojne negativisht vetem ne moralin e skuadres aktuale por edhe tek ata futbolliste te rinj qe edhe nqs kane menduar me pare te veshin flanellen e kombetares nje dite, tani do ri mendojne dhe mund te veshin fanellat e kombetareve te tjera. Sa me shume humbje aq me i madh demi qe i behet kombetares.Ti je pergjegjes bashke me lojtaret dhe Panuccin.
O mafiozi Duka radhen e pare ne humbjen me Kosoven na the se jemi nje dhe fituan vellezerit kosovare. Po kete radhe cfare do thuash apo na munden kusherinjte ukrainas. Vetem qe te mbrosh pipinon tend Paluci nga shkarkimi dhe ke te drejte se dhe ti dhe klani jot i fshf jemi vete te pa emeruar me ligj ne krye te saj.

Cka eshte gjithe kjo renie e rrembyeshme! E qelimet,apo nga mosprofesionalizma.
Po nuk pagoi Duka, s’ka se c’ben Panuci.