Trajneri i kombëtares, Cristian Panucci ishte mjaft i lumtur me paraqitjen e kuqezinjve, veçanërisht në pjesën e parë, kur skuadrat ishin me forca të barabarta. Tekniku vlerësoi angazhimin dhe punën e mirë të bërë në këtë javë grumbullimi me futbollistët, ndërsa tha se skuadra po arrin të vërë në jetë idetë e tij.
“Mendoj se sot ishte një ndeshje e vërtetë, jo thjesht një miqësore. Mendoj se deri në momentin e kartonit të kuq, luajtëm një futboll mjaft të bukur dhe u sollëm si skuadër e madhe. Kjo besoj se ishte frut asaj 1 jave punë që bëmë së bashku. Pra, nuk është vetëm fitorja, ajo që vlen, por mënyra se si luajtëm dhe futbolli fantastik që shfaqëm, të paktën në pjesën e parë. Gjithsesi, jam i bindur që kemi akoma edhe shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur që skuadra po i përqafon mirë idetë e mia”, tha Panucci.
Trajneri italian i Shqipërisë evidentoi edhe disa probleme në mbrojtje të skuadrës, por theksoi se do të vijojë punën, për të përmirësuar edhe këtë repart.
“Kemi pësuar dy gola të evitueshëm, por po punojmë që të eliminojmë këto defekte. Gjithsesi, edhe Turqia ka futbollistë shumë të mirë, ndaj është normale të pësosh 2 gola ndaj tyre”, tha trajneri i Shqipërisë.
Panucci vlerësoi edhe paraqitjen e afrimeve të reja, jo vetëm për atë që dhanë në fushën e lojës, por edhe për angazhimin gjatë ditëve të grumbullimit, ndërsa premtoi se ata do të jenë sërish pjesë e kombëtares.
“Jam i kënaqur me prurjet e reja, sepse janë thirrur për herë të parë, por që do të vijojnë të jenë pjesë e kombëtares, edhe në takimet e ardhshme. Paraqitja e tyre, jo vetëm sot në ndeshje, por edhe në grumbullim, ka qenë shumë profesionale”, tha Panucci.

Respekt per punen e madhe ne filesen e saj.Per here te pare shikoj ekipin kombetar te luaj me koncept me pasime te shkurtera e te gjata te sakta,me levizshmeri taktike te lojtareve tashme te dembelosur me pare!Respekt frutit t punes se bere e futyres se re te ketij ekipi ku me siguri objektivat jane te medha!Hera e pare qe ekipi Shqipetar luan bashke e me koncept,pasi para kesaj kohe edhe pse shkuam ne europian ishin 11 djem qe mblidheshin rrugeve dhe luanin per interes te tyre e jo te ekipit!Bravo Kristian Panuçi e suksese te metejeshme!
Bravo .Qe nje nga paraqitjet me te shkelqyera te futbollit shqiptare .Po e vecoje si nje ndeshje dinjitoze nga te gjithe djemt e kombetares .Ajo qe me ra ne sy ishte siguria dhe gjakftohetsia ne 90 minuta . Luajten te cliruar dhe aspak inferior . Te gjitha keto lidhen dhe me gjendjen psikologjike te shkelqyer te ekipit .Ne kete fushe duhet punuar shume si nje karakteristike e ekipeve qe synojne per te dhene me shume. Me pelqen disa krosime qe e zune ne befasi mbrojtjen kundershtare .Kjo eshte karakteristike e ekipeve italjane por jo te jete taktike e pa ndryshuar .
Kete fak e pam ne ndeshjen Itali -Suedi .U bene shume krosime ne porten kundershtare por nuk gjeten rastin e duhur per te shenuar .Traineri italjan gaboje qe nuk ndryshoje taktiken e lojes .Te synonte qe me pasa te sakta para zones do te kishte marr ekipi ate qe donte .
Ndryshimi midis Panucit dhe Debjazit eshte tek cfrytezimi i elementve qe ka kombetarja jone .Panuci eshte me racjonal ne zgjedhjen e lojtarve ne fushe. Persa i perket mbrojtjes nuk behet fjale per ndryshim lojtaresh se sa rrjeshtini i tyre .Shpesh kane tendence sulmuese qe krijojne hapsira boshe nga ndonje kunder sulm .
Loja me 10 lojtare qe e favorshme per turqit . Ata nuk e permbysen rezultait nga qe u lodhen fizikishte e psikologjikishte .Me nje ekip ku dominon pregatitja fizike ne edhe mund ta kishim humbur ndeshjen me 10 lojtar. Kjo te behet mesim per ekipin . Nuk duhet te ndeshkohemi me karton te kuq .E nisem mire dhe uroje qe ky ekip te ngrihet dhe me larte .Nje bravo per te gjithe djemte e kombetares Kuq e Zi.
Bravo .Qe nje nga paraqitjet me te shkelqyera te futbollit shqiptare .Po e vecoje si nje ndeshje dinjitoze nga te gjithe djemt e kombetares .Ajo qe me ra ne sy ishte siguria dhe gjakftohetsia ne 90 minuta . Luajten te cliruar dhe aspak inferior . Te gjitha keto lidhen dhe me gjendjen psikologjike te shkelqyer te ekipit .Ne kete fushe duhet punuar shume si nje karakteristike e ekipeve qe synojne per te dhene me shume. Me pelqen disa krosime qe e zune ne befasi mbrojtjen kundershtare .Kjo eshte karakteristike e ekipeve italjane por jo te jete taktike e pa ndryshuar . Kete fak e pam ne ndeshjen Itali -Suedi .U bene shume krosime ne porten kundershtare por nuk gjeten rastin e duhur per te shenuar .Traineri italjan gaboje qe nuk ndryshoje taktiken e lojes .Te synonte qe me pasa te sakta para zones do te kishte marr ekipi ate qe donte .
Ndryshimi midis Panucit dhe Debjazit eshte tek cfrytezimi i elementve qe ka kombetarja jone .Panuci eshte me racjonal ne zgjedhjen e lojtarve ne fushe.
Persa i perket mbrojtjes nuk behet fjale per ndryshim lojtaresh se sa rrjeshtini i tyre .Shpesh kane tendence sulmuese qe krijojne hapsira boshe pa e menduar rrezikun nga ndonje kundersulm .
Loja me 10 futbollist qe e favorshme per turqit . Ata nuk e permbysen rezultait nga qe u lodhen fizikishte e psikologjikishte .Me nje ekip ku dominon pregatitja fizike ne edhe mund ta kishim humbur ndeshjen me 10 lojtar. Kjo te behet mesim per ekipin . Nuk duhet te ndeshkohemi me karton te kuq .E nisem mire dhe uroje qe ky ekip te ngrihet dhe me larte .Nje bravo per te gjithe djemte e kombetares Kuq e Zi.
Me behet shume qejfi qe ne ate stadium te mbushur me flamujt e nje shteti qe i ka themelet me gjakun e marre nga shqiptaret, fituan te mrekullueshmit çunat e Shqipes, pas uljes se hundes se grekit kampion europe, skuthave te beogradi nje Mesim per jeniceriet e heroines.