Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës eliminatore të kampionatit botëror ndaj Lihtenshtejnit e cila do të jetë e para për trajnerin e kuqezinjve Kristian Panucci në stol pas emërimit të tij.
Në këtë përballje trajneri do të kërkojë me çdo kusht fitoren për ta nisur mbarë debutimin në krye të ekipit.
Por, pas lënies jashtë të Cikalleshit, që sipas tij nuk kishte zbatuar rregullat, Panucci do të bëjë një tjetër lëvizje në ekip.
Gjatë stërvitjes së djeshme është parë që Ansi Agolli, kapiten i ekipit mund të mbetet jashtë formacionit.
Kjo për shkak të formës së mirë, që ai po kalon.
Mbrojtësi i krahut ka kaluar një sezon të ngarkuar me Karabakun dhe duket i lodhur.
Vendin e tij në prapavijë pritet ta zërë një prej lojtarëve të ardhur së fundmi në ekip, siç është Memolla, që është pjesë e Hajdukut të Splitit.
