Panucci optimist për ndeshjen me Izraelin: Kjo është java më e bukur në Kombëtare

DITA Online

Trjneri Christian Panucci dhe kapiteni Mërgim Mavraj u shfaqën optimist për ndeshjen me Izraelin, që do të zhvillohet të dielën në Ber Sheva. Italiani theksoi se kjo është java më e lumtur në kombëtare që kur ai ka marrë frenat në dorë.

Në vigjiles të përballjes me Izraelin në Ber Sheva, trajneri kombëtares Christian Panucci së bashku me kapitenin Mërgim Mavrajn dolën në një konferecnë shtypi, ku analizuan kundërshtarin dhe shpallën objektivin. Italiani garantoi se entuziazmi është i madh dhe beson shumë te një rezultat pozitiv, pavarësisht zhgënjimeve të fundit.

“Jam optimist sepse kam parë ekipin duke u stërvitur këtë javë. Ka qenë një nga javët më të mira që kam përjtuar me ekipin. Morali është i lartë, përgatitja është shumë e mirë. Edhe për Izraelin do mundohemi ti vëmë në vështirësi”, tha Panucci.

Në sinkron me trajnerin ishte edhe Mërgim Mavraj, i cili ndihej gati për të ndalur sulmet e kundërshtarit. Kapiteni u shpreh se kuqezinjtë nuk i tremben Izraelit.

“Problemi është që duhet të funksionojnë sistemi që lozim. Gjërat funksionojnë kur lojtarët bashkëpunojnë. Jemi të përgatitur shumë mirë”, tha Mavraj.

Sa i përket formacionit, Panucci u tregua i rezervuar, por nuk e përjashtoi mundësinë për ta nisur ndeshjen me disa lojtarë që u aktivizuan në miqësore me Jordaninë.

v.l/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Si komenti i trajnerit edhe i Mavraj eshte difensiv. ‘Do te mundohemi ti veme ne veshtiresi’ – Kjo deklarate e Panuccit thote qe jemi te humbur por do ti veme ne veshtiresi. Kjo mund te thuhet vetem nese Shqiperia ndeshet me Spanjen apo me Gjermanine por jo me Izraelin. Me Izraelin dejklarata duhet te bejme gjithcka qe te fitojme. Mavraj – ‘eshte gati per te ndaluar sulmet e kundershtarit’? Po c’ndodhi me sulmet tona? Duket nje filozofu humbje. Panucci nuk doi te punoje psikologjikisht me lojtaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *