Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht, kandidatura e Christian Panucci në krye të postit të trajnerit të ekipit përfaqësues të Shëipërisë duket se është shpallur fituese.
Gjithçka pritet të bëhet zyrtare në minutat dhe orët në vijim, të paktën sipas njoftimit që vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, bëri gjatë ditës së sotme, në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e FSHF-së, për Ligën Profesioniste të futbollit.
Numri 1 i FSHF-së deklaroi shkurtimisht: “Kemi informuar në lidhje me emërimin e trajnerit të ri dhe stafit teknik. Dje zyra për shtyp ka bërë një komunikim. Sot do të njoftojmë edhe për afatin e zyrtarizimit të trajnerit”.
Një ditë më parë, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për publikun, përmes rrjeteve sociale, FSHF informonte se tratativat për përzgjedhjen e trajnerit të Kombëtares nuk janë finalizuar ende, por duke mos mohuar për asnjë moment epërsinë e Christian Panucci në garën për kreun e pankinës shqiptare.
Edhe në daljen e sotme, Duka nuk mohoi faktin që Panuçi është favoriti kryesor, ndonëse preferoi të ndalej te vështirësia e zgjedhjes: “Është njëlloj sikur të kesh 5 portiera shumë të mirë dhe duhet të zgjedhësh një për në portë.
Është më e lehtë kur ke vetëm 1 portier dhe e vë në portë sepse ske asgjë për t’u menduar”.

Karriera e Panucit si trainer eshte 00000000000 me bisht.
Keshtu eshte kur president eshte nje dallkauk dhe i pangopur per pare.