Panuçi gati të lërë Shqipërinë

Leda Hysa

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat italiane dhe kryefjala e tij është trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi.

Sipas “Il Messaggero”,  trajneri italian pritet të rikthehet tek skuadra e Romës si zëvendësuesi i Di Françeskos.

Media italiane shkruan se trajnerin i Shqipërisë është i gatshëm të largohet. Mes tjerash “Il Messaggero” raporton se Panuçi po qëndron në prapaskenë dhe në ditët e ardhshme mund të këtë një takim me drejtuesit e romanëve.

Kontrata e Panuçit mes Shqipërinë përfundon në vitin 2019, por një ofertë e kripur nga italianët mund ta transferonte me shpejtësi teknikun në ish-skuadrën ku ka luajtur si futbollist,.

“Il Messaggero” thekson faktin se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës ditën e premte. Asgjë deri në këto momente nuk është zyrtare, por media italiane duket se ka zbuluar shumë detaje nga prapaskenat dhe afeksionin që ka Panuçi me Romën.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *