Panuçi në Francë për të ndjekur nga afër Ivan Balliun, skuadra e shqiptarit mposhtet 1-3

Gazeta Dita

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i është futur punës duke vëzhguar futbollistët shqiptarë të cilët mund t’i grumbullojë gjatë aventurës së tij në krye të kuqezinjve.

Pasi udhëtoi drejt Zvicrës për të ndjekur një ndeshje të Bazelit dhe për të biseduar me Taulant Xhakën në lidhje me rikthimin në kombëtare, eksperiencë që shkoi keq për shkak të sjelljes injoruese të futbollistit ndaj trajnerit, ai sot ishte në Francë për të vëzhguar nga afër mbrojtësin e krahut të djathtë që luan për Metz, Ivan Balliu.

panuci25-vjeçari e filloi si titullar ndeshjen hapëse të Ligës 1 franceze, por Metzi u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Guingamp. Takimi filloi me gol për skuadrën e shqiptarit, që kaloi në avantazh në minutën e 14 falë Roks, por më pas Guingamp barazoi me Briand në minutën e 39 dhe përmbysi shifrat me Blas në të 71-tën dhe Diallo në të 84-tën, shkruan Panorama Sport.

Nuk dihet se çfarë përshtypjesh i ka lënë Balliu Panuçit duke qenë se në golin e dytë të Giungampit ai nuk ishte i pozicionuar si duhet në fushë duke lënë të zbuluar kundërshtarin që duhet të markonte.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *