Paola e Chiara nuk do të këndojnë më bashkë

anazapta

Ndahen Paola dhe Chiara. Dy motrat e njohura të muzikës pop kanë njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga projektet muzikore së bashku, pas 16 vjetësh. Motrat italiane thonë se kanë marrë vendimin në mënyrë të qetë pas albumit “Giungla”, disku i fundit i tyre së bashku. Paola dhe Chiara kanë fituar Sanremon në vitin 1997 dhe njihen në mbarë botën për hite si “Vamos a Bailar”, “Festival” apo “Viva el Amor”. Ato thonë se projektet e tyre muzikore do të vijojnë në mënyrë individuale, por nuk përjashtohen edhe bashkëpunime në të ardhmen.

 

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *