Papa aprovon doktrinën e re për familjen, divorcin, homoseksualët

Elton Tafaruci
POPE FRANCIS HOLDS THE RELICS OF ST. PETER WHILE CELEBRATING THE HOLY MASS ON THE OCCASION OF THE CLOSING OF THE YEAR OF FAITH, IN THE VATICAN, 24 NOVEMBER 2013

Vatikani ka publikuar udhëzime të reja për jetën familjare të të krishterëve, ku thelbi i tyre është më shumë mirëkuptim të formave moderne të jetës.

Dokumenti është pritur me padurim,  për 1.3 miliardë të krishterë në botë.

Dokumenti i firmosur nga Papa Francesku, titullohet “Mbi dashurinë në familje”, i cili në thelb nuk ndryshon doktrinën e kishës katolike. Ajo që mund të veçohet është se Peshkopët në çdo vend mund të interpretojnë doktrinën duke u përshtatur me kulturën e atij vendi, thotë korrespondenti i BBC-së.

Dokumenti jep detaje mbi pikëpamjet e Papës për jetën në familje, martesën, kontraceptivët dhe rritjen e fëmijëve. Për të, është punuar tre vite nga kreu i Vatikanit.

Më pas, ai diskutoi me peshkopët, kardinalët dhe me dy Sinodet në Romë, për të dhënë pikëpamjet e tyre. Tre çështjet më delikate janë: divorci dhe rimartesat, kontraceptivët dhe homoseksualët.

Liberalët kishin pritshmëri të mëdha për ndryshimet e pikëpamjeve të Kishës mbi familjen, konservatorët kishin frikë se qëndrimi i Jezu Krishtit për këtë çështje do të ndryshohej.

Gjithsesi, dokumenti siç e interpreton korrespondenti i BBC-së është balancues për të dyja palët, pasi nuk armiqësohet me tradicionalët dhe nuk bën as lëshime radikale. Megjithatë, katolikët homoseksualë nuk do të jenë të kënaqur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *