Papa do të shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pritet që t’i japë titullin “Qytetar Nderi” i TiranësPapa Franceskut dhe t’i dhurojë edhe çelësin e kryeqytetit.

Ati i Shenjtë do ta marrë titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin:

“Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë.” /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *