Deputeti demokristian Nard Ndoka njoftoi se Ati i Shenjtë do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri në muajin shtator 2014. Ai saktëson se “më 21 shtator të këtij viti, Papa Francesku do të vizitojë Shqipërinë”. “Një lajm shumë i mirë për besimtarët katolikë dhe Shqipërinë. Më datë 21 shtator, Papa Francesku do të vizitojë vendin tonë” – shkruan deputeti i opozitës. Ndoka, e dha njoftimin në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook. Kryetari i Partisë Demokristiane, thekson se “vëmendja e gjithë botës do jetë tek Shqipëria, bekimi i Papës së Shenjtë do të jetë për ne”. Papa Gjon Pali i Dytë ishte në Shqipëri në 25 prill 1993. Për t’iu kthyer këtij lajmi duhet thënë se pavarësisht se shpesh herë thëniet e Ndokës nuk i marrin seriozisht këtë herë ai ka të drejtë. Papa do të vizitojnë Tiranën dhe ky po që është një lajm i mirë. Bravo Nardi!

Ti katolik,sa asht Berisha antikomunist…??!!