Papa fal maxhordomin që nxori dokumentet e Vatikanit

anazapta

Papa Benedikti XVI ka vizituar në burg ish-maxhordomin e tij, Paolo Gabriele, të cilit i ka komunikuar faljen për publikimin e dokumenteve të Vatikanit. Pas një takimi që zgjati 15 minuta me numrin një të Vatikanit, ish-i besuari i Papës është liruar nga burgu.

Paolo Gabriele nuk do të punojë më për Selinë e Shenjtë dhe nuk do të banojë brenda mureve të saj, por Vatikani do t’i ofrojë një mundësi strehimi dhe punësimi. Vizita dhe falja e Papës për ish-maxhordomin e tij të kujton vizitën që Papa Gjon Pali i bëri në burg dhe faljen e atentatorit të tij, turkut Ali Akça.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *