Mesazhe të forta ka dhënë Papa Françesku I nga lagjet e varfra të Najrobit në Kenia, bidonvilet, ku qindra mijëra njerëz u mblodhën për ta takuar e dëgjuar. Siç raporton La Repubblica, Papa foli për “padrejtësinë e tmerrshme të margjinalizimit urban”, dhe për “plagët që pakicat e pasura i shkaktojnë shoqërisë në përpjekje për të grumbulluar pushtet e pasuri”.
Papa është pritur në mënyrë madhështore në stadiumin Kasarani të kryeqytetit Najrobi. Por më mbresëlënëse sesa pritja, ishin mesazhet e tij duke iu drejtuar të rinjve që kishin mbushur stadiumin:
“Dëgjoni, korrupsioni nuk është një udhëtim bashkëshoqërues i jetës, por një rrugëtim vdekjeje. Edhe në Vatikan ka raste të korrupsionit, sepse ai është diçka që rritet brenda nesh. Mësohemi me të dhe na pëlqen, ashtu si sheqeri; i ëmbël, i shijshëm, por në fund na sjell vdekjen. Ky është rrugëtimi i vdekjes…”.




*****Papa Françesku , nje dominues i admirueshem i jetes se papatve te Romes ,kaloji perms jetes e ketyre njerzve te varfer ne Najrobi duke ju dhene porsi dhe mesazhe qe te luftojne korrupsionin ,duket si sheqer i embel por shkakton vdekjen e sigurt. Papa me autoritetin dhe pushtetin absolut qe mbane mbi supe , hyri nje ore jeten e nje populli ne kontakt e ne ndikimin direkt me jeten e nje populli te thjeshte Najrobi i vrfer,i dobet,i drujtur ,i pa sigurte qe per shume vite po e grryen kete shoqeri krimi ,korrupsioni,varferia ,dhe semundjet qe bejne kerdine ,ne kete vend AFRIKAN . *****Papa Françesku me vullnetin e tije te admirueshem e dominues me kete vizite te ngjalle respekt, dhe behet nje force shpirtrore e zotit ne kete vend te harruar Afrikan . Kjo eshte nje shembull qe te meson si te jeshe nje sherbetor i popullit te varfer.nga nje njeri I perkulur i zotit nje -Pape shembullor . -.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!#
Eh mer Papu mer Papu ! Bijte e “korrupsionit” , jane thjeshte taksidaret dhe ushtaret e tu , mer Papu , qe bon sikur nuk di gjo dhe po i qan hallin atyne rrjepacukeve !
Eshte sistemi Papuuu ! O Papuuu … eshte sistemi i korrupsionit dhe grabitjes ky qe mbani ne kembe me te gjitha mjetet , perfshire dhe gjuhen tende ! Nuk e ka fajin “korrupsioniiii” o Papuuuu , por ti me kompani qe jeni perfituesit direkt te tij !