Papa Françesko i jep një përqafim prostitutës shqiptare

Elton Tafaruci

Gjatë ditës së sotme në sheshin “San Pietro”, Papa Françesko, me rastin e dëgjesës jubilare, ka patur një përqafim domethënës me një grup prej 50 grash ish-prostituta dhe transeksualë, që vinin nga 10 vende të ndryshme dhe që kanë qenë viktima të trafikimit.

“Edhe gratë e detyruara të prostituojnë – shpjegon e përditshmja e Selisë së Shenjtë- kanë diçka të bukur brenda tyre, që mund ta ndajnë me Papën, kanë dëshirë të luten së bashku me të, veçanërisht për fëmijët e tyre”.

Dhe në fakt, këtë mëngjes në grupin e tyre nuk mungonin as fëmijët.

“Gjatë këtyre viteve – tregon don Daniele për ‘Osservatore Romano’ – kemi takuar shumë vajza: një pjesë e tyre po vazhdon rrugëtimin me ne, ndërsa të tjera kanë fituar autonomi, madje duke u kthyer edhe në vendet nga vinin tek familjet e tyre.

Kemi takuar edhe familjet e tyre, veçanërisht ato shqiptare, nigeriane dhe më shpesh ato rumune”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *