Data 5 nëntor është caktuar si dita e shpalljes së 38 martirëve shqiptarë. Në një dekret të Papa Françeskut, i cili sapo ka mbërritur në Shqipëri, thuhet se ceremonia do të mbahet në Shkodër në prani të kardinal Angjelo Amato.
“Zëri i Amerikës” shkruan se famullitari i Shkodrës, dom Artur Jaku ka nisur përgatitjet, pjesë e së cilës është edhe përurimi i muzeut dioçezan të Shkodër-Pultit. Sipas famullitarit, vend i veçantë i është përkushtuar 38 martirëve, ku pjesa më e madhe e tyre u pushkatuan nga regjimi komunist.
