Papa Françesku apelon kundër skllavërisë moderne

Dita

Papa Françesku i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të shtuar përpjekjet në luftën kundër punësimit të fëmijëve në mbarë botën, një formë e skllavërisë moderne.

“Sot përkujtojmë ditën botërore kundër punës së minorenëve. Duhet të shtojmë përpjekjet për të shmangur shkaqet e kësaj skllavërie moderne”, deklaroi papa në Sheshin Shën Pjetri, gjatë një ceremonie të transmetuar në mbarë botën.

“Miliona fëmijë janë të privuar nga të drejtat themelore dhe janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve mserioze. Sot numërohen shumë fëmijë që përballen çdo ditë me fenomenin e skllavërisë”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *