Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Papa Françesku dëshiron një kishë për të varfërit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Televizion > Papa Françesku dëshiron një kishë për të varfërit
Televizion

Papa Françesku dëshiron një kishë për të varfërit

anazapta
Published November 27, 2013
Share
SHARE

Papa Françesku ka publikuar shkresën e tij të parë apostolike. Në të ai kërkon një botë më të drejtë. Kisha duhet të vihet më fort në shërbim të të varfërve, kërkon Papa.

Deklarata e publikuar nga kreu i Kishës Katolike në Vatikan ngjan me një deklaratë qeveritare dhe nuk është krejt e papritur: Papa po harton modelin e një “Kishe në nisje”. Ai dëshiron një “Kishë për të varfërit”, e cila ushtron më shumë vetëkritikë dhe nuk është e dhënë pas luksit.

Papa Françeksu

Kisha duhet të jetë e hapur, “për dialogun me të gjithë”, thuhet në rreth 180 faqe e shkresës apostolike “Evangelii gaudium”. Dokumenti mban nëntitullin “Njoftimi i ungjillëzimit në botën e sotme”. Shkas për publikimin e dokumentit apostolik është mbyllja e “Vitit të besimit”.

Në dokument kreu i Kishës Katolike përpiqet të gjejë një ekuilibër mes traditës dhe reformës: një kishë vetëkritike duhet të jetë e hapur për zhvillime bashkëkohore pa u larguar nga parimet e saj themelore.

Në të njëjtën kohë Françesku paralajmëron ndaj pritjeve jorealiste nga froni i Papës: nuk besoj se “nga mësimet e Papës nuk mund të pritet një përgjigje e plotë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kishën dhe botën”, shkruan kreu i Kishës Katolike. Duke iu referuar kompetencave të ipeshkëve, Françesku thekson “domosdoshmërinë e një ‘decentralizimi’ shërues'”. Ipeshkvët duhet të shfrytëzojnë regullat për të drejtën e fjalës të parashikuara në të drejtën kishtare. Në dialogun me besimtarët ata duhet t’i dëgjojnë të gjithë dhe jo vetëm ata “të cilët u bëjnë komplimente”.

 

Forcimi i konferencave të ipeshkve

Përpjekje për reforma të Vatikanit kishte ndërmarrë edhe Papa Gjon Pali i II-të. Sipas Françeskut deri sot ka pasur vetëm përparime të pamjaftueshme. Para së gjithash kërkesa e Koncilit të Dytë të Vatikanit (1962-65) për forcimin e konferencave të ipeshkëve në proceset vendimmarrëse nuk është plotësuar, kritikon Papa.

Në lidhje me polemikën për përjashtimin nga eukaristia të të martuarve rishtaz, Françesku tërhoqi vëmendjen se “dyert e sakramenteve nuk duhet të mbyllen për arsye çfarëdo”. Eukaristia “nuk është shpërblim për të përsosurit”. Këto bindje kanë “pasoja pastorale” të cilat Kisha duhet t’i marrë parasysh “me kthelltësi dhe guxim”.

 

“Preferoj një Kishë të kërrusur”

Papa formulon se cila është sipas bindjes së tij detyra e parë e një të krishteri, e pikërisht kthimi i vëmendjes tek njerëzit në nevojë: “Për mua një Kishë e ‘kërrusur’, e cila është ndotur dhe lënduar se ka dalë në rrugë, është më e mirë se një Kishë e cila është e sëmurë nga qendrimi brenda, komoditeti dhe kërkimi me çdo kusht i sigurisë.” Për këtë arsye të krishterët duhet të japin ndihmë konkrete. Këtu bën pjesë sipas Françeskut eliminimi i shkaqeve të varfërisë. Si shkak kryesor të të gjitha të këqijave sociale dhe dhunës, Papa përmend ndarjen e pabarabartë të pasurisë në botë. Sistemi aktual ekonomik është “në rrënjë i padrejtë” dhe rregullimi i tregjeve nevojë urgjente.

Robert Zollitsch – Kryetari i Konferencës Gjermane të Ipeshkve gjermanë

Papa Françesku propozon “rrugë të reja” dhe “metoda krijuese”. Ai synon t’i rishqyrtojë strukturat kishtare: “Një centralizim i tepruar e ndërlikon jetën e Kishës dhe dinamikën e saj misionare, në vend që ta ndihmojë”, shkruan kreu i Kishës Katolike. Ai dëshëron të forcojë konferencat kombëtare dhe rajonale të ipeshkve dhe nuk përjashton as “reformimin e funksionit të Papës”. Edhe gratë Papa dëshëron t’i përfshijë më shumë në vendimet kishtare.

 

Reagime pozitive nga Gjermania

Ipeshkvët në Gjermani e vlerësuan deklaratën apostolike si “thirrje profetike drejtuar Kishës”. Kryetari i Konferenës Gjermane të Ipeshkve Robert Zollitsch, foli për një “analizë mbresëlënëse të situatës aktuale”. Papa tregon në gjuhë të qartë dhe freskuese se si Kisha mund të guxojë një fillim të ri. / DW

anazapta November 27, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?