Papa Francesku kundër abortit: Si të punësosh një vrasës me pagesë

Leda Hysa

Papa Françesku ka krahasuar abortin me punësimin e një vrasësi me kontratë,

“Ndërprerja e shtatzënisë është sikur po eliminon dikë … Heqja e një qenie njerëzore është si të përdorësh një vrasës me kontratë për të zgjidhur një problem”, –tha Papa gjatë një fjalimi në Vatikan.

Në fjalimin e tij, Papa argjentinas shprehu pakënaqësinë ndaj zhvlerësimit të jetës njerëzore.

“Si mund të jetë një veprim që i jep fund një jete të pafajshme të jetë terapeutike, i civilizuar apo njerëzor?’“, -shtoi ai.

Francis këtë vit kundërshtoi një projekt-ligj që legalizonte abortin në Argjentinë.

Në gusht, mijëra katolikë argjentinas hoqën dorë nga anëtarësimi i tyre në kishë për të protestuar kundër kundërshtimit të Papës ndaj projekt-ligjit.

Kjo vjen pasi Papa Françesku tha se djalli po punon për të minuar Kishën Katolike .

Ai tha se Satanai duhet të fajësohet për skandalet e abuzimeve seksualë dhe i ka kërkuar katolikëve anembanë botës të thonë një lutje të veçantë çdo ditë në tetor, në përpjekje për ta mundur atë.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Aborti nuk do te jete i nevojshem po te kete planifikim familjar. Mos prisni nga Papa dhe prifternjte katolike te shqetesohen per shtimin galopant te popullsise se botes, pasi ata nuk e njohin familjen; njohin vetem pederastine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *