Papa Françesku lutet për shërimin e Michael Schumacher

redaktor

Papa Françesku është lutur për shëndetin e Michael Schumacher.

Shërimi i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 po ecën me ritme të ngadalta, pas dëmtimeve të rënda në tru rreth dy vjet më parë, gjatë një aksidenti me ski.

Papa tha se do të lutet për shërimin e tij, pas një vizite të bërë në selinë e Formula 1.

Jean Todt, presidenti i trupit drejtues të F1 tha Papa e kishte pyetur për gjendjen e Schumacher.

49-vjeçari u plagos rëndë teksa po bënte ski në dhjetor të vitit 2013.

Ai pësoi dëmtime të mëdha në tru.

Pas aksidentit me ski në alpet franceze, ai u dërgua në spital me shpejtësi, ku qëndroi për muaj të tërë në koma.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *