Papa Françesku: Masakra ndaj armenëve, genocidi i parë i shekullit të kaluar

Ornela

Papa Françesku përdori termin “gjenocid” për t’iu referuar masakrës ndaj armenëve nga ana e turqve 100 vjet më parë, një ngjarje që nuk është pranuar kurrë nga Turqia. “Shekullin e kaluar, familja njerëzore pësoi disa tragjedi të paprecedenta. E para, e cila konsiderohet gjerësisht si genocidi i shekullit të XX-të, goditi popullin armen”, tha Papa. Fjalët e tij u shqiptuan gjatë përshëndetjes së pjesëmarrësve në meshë për 100 vjetorin e vrasjeve masive ndaj armenëve, të mbajtur në bazilikën e Shen Pjetrit.

“Sot kujtojmë me zemër të mbushur me dhimbje, por dhe me shpresë, 100 vjetorin e asaj ngjarjeje tragjike, shfarosjen e tmerrshme që paraardhësit tuaj vuajtën”, pohoi ai. Armenët llogarisin se afërisht 1.5 milionë persona vdiqën mes 1915 dhe 1917, kur Perandoria Osmane, të cilës i përkisnin të dy territoret ishte drejt fundit.

Turqit mendonin se ata mbështesnin armiqtë e tyre, rusët, në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Armenia e vendosur në Kaukazin jugor dhe që i përkiste ish Bashkimit Sovjetik është një vend i pavarur që prej vitit 1991.

Gjenocidi që njihet vetëm nga 22 vende dhe që për Turqinë bëhet fjalë vetëm për një luftë civile, është një çështje që ende provokon kriza të rënda diplomatike. Për këtë arsye pas këtyre komenteve, Turqia ka thirrur ambasadorin e Vatikanit në Ankara për të dhënë shpjegime.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu e cilësoi si të pabazë dhe larg realitetit historik deklaratën e Papës. “Deklarata e Papës, që është shumë larg realitetit ligjor dhe historik, nuk mund të pranohet”, theksoi në rrjetin social ”Twitter” ministri turk.

Kjo çështje është shumë e rëndësishme për Ankaranë duke qenë se një nga kushtet e vendosura nga Brukseli që të integrohet në Bashkimin Europian është pranimi i këtij gjenocidi.

Në vitin 2000 Papa Gjon Pali II firmosi një dokument së bashku me Patriarkun armen ku denonconte atë ngjarje historike, por Bergloglio ishte Papa i parë që shqiptoi këtë fjalë në një meshë në Vatikan. Papa Françesku iu referua gjithashtu edhe krimeve të “kryera nga nazizmi dhe stalinizmi” dhe tha se të tjerë genocide kanë ndodhur edhe në Kamboxha, Ruanda, Burundi dhe Bosnje. /DITA

Share This Article
12 Comments
  • Ka qene qellimi final i perandorise osmane, ne zbatim te “shkrimeve te shenjta”, kthimi ne islam i popujve te pushtuar, ose zhdukja e tyre…Nuk eshte asgje genocidi Armen, para genocidit zhdukes 500-vjeçar, qe turqit otomane ndoqen ndaj kombit shqiptar…Mjafton te kujtojme nje ferman te sulltan Mehmetit, qe urdheronte…” Meshkujt e rritur te tredheshin dhe te merren nen arme, te vegjelve t’ju pritej koka, dhe per femrat, fati ishte me i rende, duke i kthyer ato ne “ushqim” seksi per haremet dhe ushtrine”…Kaq i thelle ka qene ky genocid, sa qe shkuam ne kufinjte e humbjes se identitetit..ADN-ja, na u deformua, sa qe shume shqiptare ngjajne me mongole.U ndalua gjuha ,feja dhe çdo gje qe kishte te bente me zakonet shqiptare…Kaq i dukshem eshte edhe sot ky genocid, sa qe shqiptaret jashte kufinjve ,te deportuar me dhune, identifikohen si turq, shume shqiptare brenda kufinjve hedhin balte mbi Skenderbeun dhe se fundi shume te tjere i jane bashkuar fizikisht o shpirterisht, isis,..Disa te tjere kane hedhur idene antikombetare, sikur ne jemi te ardhur ne ketu troje.Politika shqiptare duhet t’i kerkoje llogari Turqise, dhe t’a shpalle boterisht pushtimin turk si genocidin dhe fatkeqesine me te madhe historike dhe kombetare, dhe sa pare qe t’a bejme kete ,aq me shpejt do te zeme vendin e merituar nder kombet e Europes dhe botes..

  • KAM PERSHTYPJEN SE ARMENET U “HODHEN NE SULM” KUNDER PERANDORISE, KUR E PANE SE KESAJ PO I DRIDHESHIN KEMBET, DUKE HEDHUR POSHTE BASHKEJETESEN 500 VJECARE NEN KETE PERANDORI.

          • KETU ESHTE PROBLEMI,

            HISTORIA JONE KA VAJTUR ME “TE QUAJTUR” NGA NJERI APO TJETRI.

            HISTORIA QE KEMI MESUAR KETO 100 VITE ESHTE SHKRUAR NE BEOGRAD DHE ESHTE TRUMPETUAR SI E VERTETE NGA EMISARET E BEOGRADIT NE TIRANE DHE PRISHTINE.

            DOKUMENTET JANE TE GJITHA, TANI ESHTE DETYRE E HISTORIANEVE TI HULUMTOJNE DHE TE SHKRUAJNE HISTORINE SIC DUHET.

          • Nese mendon qe historine duhet te ta shkruajne pushtuesit, atehere te rekomandoj qe t’i lexosh kronikat e Tursun Beut.

          • NUK MUND TE SHKRUHET HISTORIA E SHQIPETAREVE PA U HULUMTUAR NE DETAJE ARSHIVAT E PERANDORISE OSMANE,

            TE THUASH TE KUNDERTEN JE KOMPLET JASHTE LLOGJIKE.

  • Po Shqiparine qe e ndane dhe shqiptaret I vrane (dhe Jo vetem atehere por edhe sote) cfare mund ta quaj Papa? PAQE ME SIGURI.

    • ATA NUK QUHEN,

      GJATE SHKEPUTJES SE MORESE NGA TURQIA U EKZEKUTUAN 50,000 CIVILE MUSLIMANE VETEM GJATE MUAJIT PRILL 1822.

      E PERSERIS CIVILE TE PAFAJSHEM DHE AS EDHE NJE USHTARAK, PASI USHTRIA ISHTE NE JANINE PER TE MPOSHTUR ALI PASHEN.

      POR PER VATIKANIN KJO ESHTE “LUFTE CLIRIMTARE”

  • Ne Adn e shqiptareve nuk ka perqindje gjaku turk,mongol e aziatik,perkundrejt kesaj ka nje perqindje te lemerishme gjaku sllav(20%)Perqindje te gjakut turk dhe arab gjen ne Adn e grekeve te sotem,vec elementit sllav,qe e kane te njejte me shqiptaret(20%).Pushtimi sllav i ballkanit ka qene me i eger,intensiv dhe ka lene gjurme te pashlyeshme tek popujt e rajonit.

  • Kisha (papa)………………………prape edhe pse ka kaluar nje shekull injekton ne brezin e sotem terma gjenocid turk e jo turk etj, etj, etj dhe keto te sotmet si ne irak,Afganistan, Libi, Siri,Palestine, Ukrahine, te gjithe keto nga 2001 , per papen muk kane emer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *