Papa Françesku mund të vizitojë Kievin

Amelda Amelda

Papa Françesku mund të vizitojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, shkruan Skynews.

I pyetur nga një gazetar nëse do të shqyrtonte një ftesë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, ai tha po, diçka e tillë është në tryezë dhe po e mendonte. Papa Françesku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur atë “të turpshëm”.

Një udhëtim në Kiev nuk do të ishte pa rrezik, pasi kryeqyteti ndodhet nën sulmet e vazhdueshme ruse, por forcat ruse në terren duket se po tërhiqen gradualisht.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *