Papa Francesku është nisur drejt Bubqit të Fushë-Krujës, ku do të vizitojë qendrën “Betania”.
Aktualisht në këtë qendër janë strehuar 70 fëmijë, shumica e të cilëve jetimë.
Ajo që e bën të veçantë vizitën e Papës në këtë qendër, është se pjesa më e madhe e fëmijëve i përkasin besimit mysliman.
Qendra “Betania” në Bubq do të jetë ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para nisjes drejt aeroportit të Rinasit. /E.K
