Në pritjen e pelegrinëve shqiptarë të mbërritur në Vatikan për 550-vjetorin e Skënderbeut, Papa Françesku ka përkujtuar me superlativa heroin kombëtar shqiptar, duke e cilësuar hero të vlerave shpirtërore dhe shpëtimtar të krishtërimit.
Shqipëria, një tokë antike dhe me një histori të lavdishme, është pjesë integrale e Europës dhe përmes traditave të saj më fisnike dokumenton origjinën e qytetërimit të saj. Me këto fjalë ati i shenjtë Papa Françesku ka përshëndetur delegacionin e pelegrinëve të mbërritur në Romë nga Shqipëria, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
“Sot përkujtojmë heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bir i një populli të fortë dhe bujar që ka mbrojtur me kurajë vlerat shpirtërore dhe krishtërimin, deri në atë pikë sa meritoi titullin Athleta Kristi”, ka deklaruar Papa.
Ati i shenjtë ka vlerësuar se, me gjestet e tij Skënderbeu i dha jetë identitetit kulturor shqiptar, duke u kthyer në një simbol të padiskutueshëm kohezioni dhe uniteti kombëtar.
“Ai ishte gjithashtu personi që ktheu në fakte vlerat e besnikërisë, duke çuar deri në fund zotimet e marra përsipër”, ka vijuar Papa Françesku.
Gjatë takimit, kreu i Kishës Katolike ka kujtuar para të pranishëmve faktin se gjatë epokës së Perandorisë Otomane, Skënderbeu ka patur marrëdhënie me 5 papa: Eugjenin e Katërt, Nikolonë e Pestë, Kaliston e Tretë, Pion e Dytë dhe Palin e Dytë. Dëshmi e kësaj është se edhe në ditët e sotme, në një pallat pranë selisë presidenciale të Italisë ndodhet një afresk që portretizon heroin shqiptar.
“Pak herë në histori një individ i vetëm ka mishëruar në mënyrë kaq të qartë dhe në masë kaq të madhe virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë të kuptosh shpirtin e tij pa u fokusuar tek parimet dhe vlerat që mishëruan këtë personazh unik”, ka thënë Papa. Pritja e Papa Françeskut ka qenë në kuadër të koncertit të organizuar nga ambasada shqiptare në Vatikan, me rastin e vitit ndërkombëtar të Skënderbeut.
Fjala e Papa Franceskut:
Të dashur vëllezër ipeshkvij e meshtarë, vëllezër e motra,
me kënaqësi të veçantë, ju uroj mirëseardhjen juve, që keni ardhur këtu me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tuaj kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Përshëndes me mirënjohje të pranishmit dhe, me mendje, edhe gjithë shqiptarët, në atdhe e në vende të tjera të botës, të cilët, në emër të lidhjeve të lashta të miqësisë e të marrëdhënieve të vazhdueshme, e shohin gjithnjë me dashuri Selinë e Shën Pjetrit. Në këtë kuadër, më pëlqen të kujtoj se 50 vjet më parë, Shën Pali VI deshi të presë një përfaqësi të shqiptarëve.
Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj. Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht.
Rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tuaj, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfodin e kuq, bërë sipas stemës së heroit. Pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t’i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t’i kuptohet shpirti, pa u ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e frymëzuan atë personazh të veçantë.
Pas vdekjes së heroit dhe pas pushtimit të Shqipërisë, shumë shqiptarë preferuan të emigrojnë dhe shumë prej tyre u vendosën në Itali, në qendër të gadishullit e në jug, sidomos në Kalabri e Sicili, duke u dhënë jetë Rretheve kishtare shqiptare të Ungrës, të Horës së Arbëreshëve dhe të Grotaferratës.
Prania, në takimin e sotëm, të një grupi arbëreshësh, pra, italo-shqiptarësh, me traditat dhe shprehjet e tyre gjuhësore përçuar prej shekujsh, na bën të imagjinojmë atmosferën e Shqipërisë së Skënderbeut dhe na konfirmon se heroi kombëtar mbetet urë e vlefshme për ruajtjen e lidhjeve të frytshme të arbëreshëve me tokën e tyre të origjinës.
Për arsye të rëndësisë së veçantë të figurës dhe të veprës së gjithanshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kuptohet më së miri pse Shqipëria ka dashur ta shpallë këtë vit, “Vit mbarëkombëtar të Skënderbeut”.
Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin, duke e dobësuar vendin nga forcat dhe aftësitë e domosdoshme për zhvillimin e tij njerëzor e civil.
Puna e përbashkët e të gjithëve drejt këtij objektivi do të bëhet mënyra më e mirë për të mishëruar në kohën e tanishme, dashurinë për atdheun, që frymëzoi Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në kohën e vet. Ai, duke interpretuar sa më mirë karakterin dhe traditat e popullit tuaj, shprehu vlefshëm shqiptarinë, term i përdorur nga shkrimtari i shekullit XIX, Pashko Vasa, për të treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte të gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri, kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë në bashkëpunim e vëllazërim.
Siç pata rastin të pohoj, me rastin e vizitës sime në Shqipëri, “klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin” (Takimi me autoritetet, 21 shtator 2014: Insegnamenti II, 2 [2014], 271). Ajo tregon se bashkëjetesa paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkasin feve të ndryshme, është rrugë, e cila mund të përshkohet konkretisht, sjell harmoni dhe çliron forcat më të mira e krijimtarinë e mbarë popullit, duke e shndërruar bashkëjetesën e thjeshtë në bashkëpunim e vëllazërim të vërtetë. Gatishmëria për t’i konsideruar ndryshimet si rast për dialog, vlerësim e njohje të ndërsjelltë, favorizon gjithashtu, zhvillimin e udhëve shpirtërore të vërteta e bëhet shembull i vlefshëm, për t’u parë me interes të madh në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, themeluar mbi respektimin e dinjitetit të njeriut.
Duke përkujtuar me mirënjohje shenjtorët martirë, që e dëshmuan fenë me çmimin e jetës, si edhe shën Terezën e Kalkutës, me kënaqësi, i jap Bekimin Apostolik secilit prej jush, këtu të pranishëm, familjarëve tuaj dhe gjithë popullit shqiptar. Një favor, mos harroni të luteni për mua. Faleminderit.
v.l/ Dita

Megjithate shqiptaret dhe Skenderbeu te na falin qe po mendohemi shume per te njohur pavaresine e Kosoves dhe qe nuk kemi ftuar shqiptaret e kosoves.malit te zi,maqedonise dhe Camerise qe luftuan perkrah Skenderbeut ne mbrojtje te Vatikanit.
Gramoz ruci tek Papa! Ah ah Siç tallet Historia me keta atheista tone ….
Papet nuk e kane perkurgjasend falnderimet.Edhe Ai Papa i kohes se Skenderbeut kur Skenderbeu i kerkoj ndihma i dha bekime apostolike.
A nuk japin bekime dhe urime gjithe njerrzit e botes ndervedi: “U bafsh edhe njiqinde te tjera’ Ama per ta ndihmue tjetrin praktikisht nuk pash njeri.Perjashto Edvin Ramen qe kur i premton edhe e realizon.Po ama me vjen per te qeshur menyra e sjelljes me fukaran qe e ndihmon.Paraqitet ma i dhimbshem Rama se fukaraja.Ky interpretim asht hipokrizi.Sepse nuk jane 5 – 6 familje ne gjithe vendin qe vuajne nga fukaralleku mizerje.Po jane mbi 70 -80 % e tyre.Pse nuk normalizon cimin e karburanti qe pershin nji gamile taksash.Normalizoje dhe mos u shtire i dhimbshem po kryeji ekzekutimet me krenari dhe devocion kur i sherbejne shoqerise.Na fal shejti Pape qe kalova ne vrejtje ndaj qeverise.Por se iu lidhe i njejti sitl politike predikimi.
Respekt per mirenjohjen europiane per sa bene shqiptaret per ta mbrojtur rilindjen europiane 500 vjet me pare.
Gramoz Ruci ne Vatikan –
Pse nuk thoni mor aman?
se u tund bota anemban?
Mozi pa din e pa iman,
shkon te Papa n’Vatikan,
(i ziu Pape, laberishten ka mesuar,
me Moz Rucin per te biseduar…)
P.S – Ben Duka kete kur ta mesoje,
nga fiqiri patjeter do shkalloje,
do beje hasha edhe Gramozin,
do mbaj mik vec Ball karagjozin.
Keta “Skenderbegasit” qe vizituan papen, prire nga prifterinj e hoxhallare, jo vetem qe s’kane asnje lidhje me Skenderbeun e vertete qe beri kerdine duke prere koka te krishteresh e muslimanesh, por jane pasardhesit e atyre qe i shpetuan shpates se tij.
Dhe ashtu si paraardhesit e tyre, per kulture kane telenovelat Turke, per mik Erdoganin, mbulojne me rrobe se u vrete syte edhe statuja e Skenderbeut teksa mbushin sheshet me bythet perpjete drejt allahut, dhe endacakllekun e kane “ender te te pareve” sic deklaron edhe vete kryeidioti.
Po ata hoxhallaret cfare mutin duan aty.
Ata perfaqesojne Hamzain vellain e Skenderbeut. Kemi apo s’kemi tolerance fetare ?!
Muter prifterinj e hoxhallare bashke….
Kastrabeu I sherben vatikanit duke roberuar shqipetaret.
Le ta mbajne atje.