Papa Françesku aprovon: Nënë Tereza, shenjtore

redaktor

Papa Françesku ka miratuar këtë pasdite, njohjen e mrekullisë që i kushtohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe ka dhënë dispozitat që të shpallet dekreti. Mbyllet kështu iter-i i procesit super miro për “apostullen e të varfërve” që do të shenjtërohet me shumë mundësi me datë 4 shtator, në Vitin e Shenjtë të Mëshirës.

Data do të bëhet publike në Koncistorin e ardhshëm. Pikërisht tre ditë më parë, rasti i shërimit të jashtëzakonshëm iu nënshtrua vlerësimit përfundimtar në mbledhjen e fundit të ipeshkëvinjëve dhe kardinalëve të mbledhur në Kongregacion, të cilët pasi kanë dëgjuar parashtrimin e një “relatori”, kanë shprehur gjykimin e tyre plotësisht pozitiv për t’ia paraqitur më pas miratimit të Atit të Shenjtë. Pikërisht, kjo shkallë e fundit e procedurës së gjykimit, në fazën romane të procesit rreth mrekullisë, që ka nisur në qeshor të këtij viti në dioqezën e Santos në Brazil, do të çojë Nënë Terezën në nderet e altareve të Kishës Universale.

Shërimi i jashtëzakonshëm, që ka ndodhur me datë 9 dhjetor 2008, ka të bëjë me një njeri, sot 42 vjeç, i cili ishte në fund të jetës së tij nga ‘apsese multiple cerebrale me hidrocefali obstruktive” që tashmë “i ishte nënshtruar transplantit të veshkave dhe një terapie me imunodepresorë” sikurse thotë diagnoza. Një rast klinik skajshmërisht kritik me një prognozë me pasoja të rrezikshme për jetën që  përballë një terapie të paefektshme dhe pa ndërhyrje kirugjike u zgjidh me shumë shpejtësi në mënyrë të plotë dhe të përhershme. Në shyrtimin kolegjial të Konsultës mjekësore, me datë 10 dhjetor të këtij viti, zgjidhja e sëmundjes ishte deklaruar njëzëri shkencërisht e pashpjegueshme me shtatë vota por ndër shtatë eskpertë mjekësorë.

I njëzëshëm ka qenë edhe votimi i konsultorëve teologjikë që sipas praktikës janë të thirrur të shprehin dhe të shtrijnë mendimin e tyre rreth lidhjes së fortë shkak – pasojë ndërmjet lutjes drejtuar Nënë Terezës dhe shërimit të papritur.
Në kohën e fakteve i shëruari, me profesion inxhinier, ishte 35 vjeç dhe ishte martuar prej pak kohësh. Kishte filluar kalvarin e tij në muajt e parë të vitit 2008. Në fund të vitit iu diagnostikuan 8 apsese në tru.

Kurat spitalore nuk dhanë asnjë efekt dhe kuadri klinik precipitoi edhe më shumë për shkak të lindjes së një hidrocefalie. Ndërhyrja kirurgjikale mund t’ia zgjaste pak jetën. Me 9 nëntor, tashmë në koma, pacienti hyri në sallën e operimit. Për shkak të disa problemeve teknike operimi u shty. U kthye në sallën e operimit, dhe vetëm pas vetëm një gjysëm ore mungese, kirurgu befasisht e gjeti pacientin të ulur, të zgjuar, dhe asintomatik, i cili tërësisht i vetëdijshëm e pyeti: “Çfarë po bëj unë këtu?” “Nuk kam parë kurrë një rast si ky – thotë mjeku në dëshminë e tij – e përveç kësaj, raste të ngjashme me këtë, në 17 vjet profesion kanë vdekur të gjithë. Nuk mund të jap një shpjegim shkencor-mjekësor”. Analizat e mëpasshme kanë ripohuar shërimin përfundimtar të sëmundjes cerebrale në një kohë të shkurtër, pa asnjë pasojë dhe i shëruari ka mundur të rifillojë punën e tij dhe aktivitetet e tija normale./Mapo

Share This Article
7 Comments
  • Nuk ka nevoje Nene Tereza per burokracite e kishes. Ajo eshte shenjtore se eshte ne zemrat e miliona njerezve. Ate e ka shenjteruar Kalkuta me kohe e me vakt……

  • Ky është një mashtrim I rashes që I bëhet popullit. Që nënë Tereza ka qënë një miionare e paqes dhe mirësisë,që u ka shërbyer mijëra e mijëra të varfërve e të sëmurëve e vëtëton e gjithë një botë dhe ajo rron në zemrat e miliona e milinave njerëzve në botë. E ne shqiptarët jemi Krenar për të,por t’a shentërosh se paska shëruar një njeri ,e aq më shumë me kancer ,është një gënjeshter e shekullit te 21. Në vitet 1991-1992 në Skrapar na doli një person ,po per respect nuk po e them emrin,po e di I gjithë Skrapari,Berati ,Lushnja e Fieri,ku njerëzit u dyndën radhë -radhë për t’u shëruar nga kanceri. Në spitalin e Corrovodës ishte shtruar një djalë I ri ,po fati I tij ishte me kancer. Familjaret e djalit iu lutën mjekut kirurg,një kirurg I nderuar e shumeë I zoti ,qët’a lejonte personin ,I cili e mori pësipër për t’a sheruar e jo me lutje e perdikime ,po me mime mjeksore. Mjeku I nderuar e lejoi “mjekun popullor” ,I veshi bluzën e bardhë e në presencë të drejtorit të spitalit,një tëafërmit të djalit,jo të prinderve I tha: ” Nërastëse Ju do t’a sheroni këtë djalë ,unë po e djeg dipllomën e do shkoi drejt e në fermë (ferma egzistonte ) për të punuar me kazëm e as një lloi pune tjetër. Fatkeqsishte djali nderroi jëtë Brenda afatit që kishte parashikuar mjeku,. Edhe mjeket në Brazil duhet te gjegin diplomat,nërastese personi eshte sheruar jo nga mjeksia ,po nga bamiresia e nënë Terezes. E dyta .Shpirti e zemra e madhe që kishte nënë Tereza e cila I sherbeu me vetmohim njerëzimit,do kishte sheruar sa e sa djemë e vajza te reja që vdiqën në lule të rinisë, e jam I bindur se nëna Terezë do ishte më e lumtur se sa ishte. Feja le të bëjë punën e saj ,se ka plot probleme që po ia ulin rolin e figurën …. Ky ështe mashtrim I popujve.

  • Vertet dhe mu me ven ne siklet ku shkruajn se Nene Tereza ka sheruar nje njeri me kancer sepse kto jan thjesht reklama,gjithsesi humanistja e madhe NENE TEREZA nuk eshte nevoja te aprovohet si e shejt sepse ajo ka lindur e shejt ne token Shqiptare,mendoj qe ne Shqiptaret vertet duhet te krenohemi dhe mbi te gjitha ti mbrojm me fanatizem dy figurat me te medha te komit Shqiptar si dhe Botrore siç jan humanistja NENE TEREZA dhe heroi yn Kombetar GJEGJ KASTRIOTI SKENDERBEU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *