Batuta e Papës me klerikët

Bledar Lumani

Dita e Papa Françeskut ka qenë shumë e ngjeshur gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Ai ka pasur një takim të veçante edhe më krerët e komuniteteve të tjera fetare, që është mbajtur në ambientet e universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Por, kjo nuk e ka penguar Papën që të lëshojë edhe batuta.

Për shkak se katolikët ishin vendosur në një krah dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera përballë tyre, Papa u shpreh se:

“Miq të dashur ju ftoj ta mbani dhe të zhvilloni raportet që keni mes komuniteteve fetare këtu në Shqipëri dhe të ndjeheni të bashkuar në shërbim të atdheut tuaj të dashur.

Kështu si jeni vendosur, duket sikur është një skuadër futbolli katolikët përballë atyre që nuk janë, por në fakt jeni të gjithë bashkë për të mirën e atdheut.

Vazhdoni të jeni shenja për vendin tuaj”, tha Papa, duke e shoqëruar këtë moment me buzëqeshje.

Share This Article
6 Comments
  • Brenda një kohe të shkurtër, Tirana ishte mikpritëse e krerëve të dy prej besimeve më të mëdha të krishtera. Fillimisht, Tiranën e vizitoi Patriarku Ekumenik i Stambollit Bartolomeu dhe dje Papa Françesku.
    Të dy këta klerikë erdhën në Shqipëri të shoqëruar nga shpura e tyre. Papa i shoqëruar me kardinalë e klerikë të lartë e të ulët, miq të Shqipërisë, ndërsa Bartolomeu i shoqëruar nga krerët e kishave ortodokse autoqefale të vendeve sllave dhe të Rumanisë, ku midis të cilëve shquhej armiku i shqiptarëve Ireneji (Pse më kujton emrin Irena ky?).
    Të dy erdhën duke lëkundur flamuj. Bartolomeu tundte atë të verdhin e Kishës Ortodokse të Lindjes, i ndjekur nga Irineji dhe shoqëruesit e tij, që në mes të Tiranës u bënin karshillëk shqiptarëve, duke valëvitur flamurin serb e duke na treguar ne “injorantëve” dhe “të ligjve” se Kosova është Serbi. Ndërsa Papa Françesku zbret në tokën shqiptare duke valëvitur jo vetëm flamurin e vet, por edhe tonin, çka na mbushi me krenari të pamasë. Kur shihja KUQ-E-ZIUN tim të valëvitej si i barabartë me flamurin që përfaqëson Papën, në avionin me të cilin udhëton Papa, emocioni ishte i papërshkrueshëm. Menjëherë më shkoi mendja tek atdhetarja trimëreshë Edlira Jorgoni, e cila, e detyruar nga fakti që atë ditë kur Bartolomeu dhe Anusi injoronin simbolet shqiptare, qëndronte stoike me një flamur në dorë pranë katedrales ortodokse, me synimin që t’u thoshte atyre të huajve se kjo kishë që sot po përdhosni me antishqiptarizmin tuaj është shqiptare, e ndërtuar në një truall shqiptar dhe u përket ortodoksëve shqiptarë, e jo atyre të huaj, apo të atyre që ia kanë shitur shpirtin dreqit.
    Dje dolën në shesh qindra mijëra shqiptarë, të krishterë, myslimanë e ateistë, me flamuj e banderola, por nuk shkuan aty t’i tregonin Papës se ky vend ka zot stërnipërit e pellazgëve hyjnorë, por që të gëzonin së bashku me të edhe për nderin e madh që ai u bënte shqiptarëve, kur gjatë fjalës së tij përdori metafora tejet të goditura edhe përmes përmendjes së simbolit të shenjtë të shqiptarëve: Flamurit të Skënderbeut!
    Shiko çfarë ndryshimi! Papën e presin me entuziazëm shqiptarë nga të gjitha besimet, duke parë tek ai mikun e këtij vendi e të këtij populli. Për shkak se e ndjeu nga afër dashurinë edhe të myslimanëve shqiptarë ndaj tij, Papa, si të ishte një ambasador i këtij vendi në procesin e integrimit evropian, gjatë kthimit u thotë gazetarëve në avion se Shqipëria nuk është myslimane, por evropiane në, ndërsa nga ana tjetër, Anusi shan e mallkon myslimanët shqiptarë dhe myslimanizmin, sa herë që nuk arrin t’i realizojë paudhësitë e tij në dëm të kauzës antishqiptare dhe në shërbim të synimeve të errëta me frymëzim nga gjirizet e Malit Atos.
    Detyrë shtëpie për të gjithë:
    Pse vallë ky ndryshim i skajshëm midis vizitave të dy krerëve? E ka fajin Vatikani, Stambolli apo shqiptarët?

  • PELLAZG:Analiza Juaj eshte me shume vend, por fatkeqsisht ajo ra ne vesh te shurdher.Por megjithate shqiptaret i kane bere detyrat dhe besoj se pjesa dermuese e tyre kane marre nota te shkelqyera. Pershendetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *