Papa: Jemi në Luftën e III-të Botërore

redaktor

Papa Françesku i cili së shpejti do të vizitojë Shqipërinë ka dënuar ashpërsinë e luftrave që kanë përfshirë sot vende të ndryshme të botës, të cilat sipas tij kanë arritur “një nivel të frikshëm mizorie” dhe nuk kursejnë civilë të pafajshëm, gra dhe fëmijë.

“Tortura është kthyer në një mjet thuajse të zakonshëm. Këto janë frytet e luftës, sepse këtu jemi në luftë. Është lufta e tretë botërore, por e copëtuar”, ka thënë Papa.

I pyetur mbi marrëdhëniet me Pekinin pikërisht në momentin kur avioni i tij po kalonte mbi Kinë, ai ka thënë: “Nëse dua të shkoj në Kinë? Sigurisht, që nesër”.

Më tej ati i shenjtë është fokusuar tek situata në Kurdistanin iraken, ku ai ka nisur dhe të dërguarin e tij, Kardinalin Filoni, për një mision. “Jam i gatshëm të shkoj në Kurdistan, ekziston mundësia”, ka thënë Papa.

Ditën e fundit të vizitës së tij në Korenë e Jugut, Papa Françesku e shfrytëzoi për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm: thirrjen për pajtim në gadishullin korean.

Njerëzit këtu, tha ati i shenjtë, duhet ta refuzojnë mendësinë e dyshimit dhe konfrontimit, e të gjejnë mënyra të reja për vendosjen e paqes.

“Mesha e sotme është, së pari e mbi të gjitha, një lutje për pajtim në familjen e madhe koreane. Në Ungjill, Jezusi na tregon sa e fuqishme bëhet lutja jonë, kur bashkohen më shumë njerëz me të. Sa e fuqishme mund të jetë ajo, kur një popull i tërë e dëshiron diçka me forcë”, u shpreh Papa Françesku.

Papa foli në shërbesën e mbajtur në Katedralen kryesore të Seulit, ku merrte pjesë edhe Presidentja Park Geun-hye, si dhe disa dezertorë nga Veriu komunist.

Share This Article
6 Comments
  • Më vjen keq, por Papa dhe përgjithësisht feja nuk ka asnjë ndikim në paqen dhe ekuilibrin e botës. Përkundrazi në emër të fesë bëhen mizoritë më të mëdha.Jemi në një luftë të tretë, po, ke të drejtë por shkak i saj janë ato konfliktet e ashpra ndërfetare që çojnë në katastrofa humane. Nga njëra anë fondamentalizmi Islam me xhihadin dhe së fundmi me ISIS-in dhe nga ana tjetër bota perëndimore që mbështetet në krishtërimin dhe për ta mbrojtur atë bëhen bombardimet dhe luftimet e përgjakëshme të vendeve islame nga aleanca perëndimore.

    • Le ti ndajme pak gjerat. Papa ka shume ndikim mbi luften dhe paqen, kjo nuk mund te vihet ne dyshim. Tjeter gje eshte nese duan apo nuk duan disa rrathe te mbyllur te vihet ne zbatim paqja apo lufta. Besimi, (fe = besim, vjen nga spanjishtja aka latinisht), eshte i lire per kedo, pavaresisht sesi perdoret apo shperdoret ai.
      Po ti ndjekim me kujdes lojerat e lufterave te zhvilluara se fundi, do veme re se asnjera nuk eshte bere mbi baza besimi, thjesht eshte perdorur besimi si mbulese per te tjera interesa. Lufta ne ish Jugosllavi qe lufte fetare apo lufte per sa me teper hapesire? Lufta ne Ukrahine eshte lufte fetare? Jo. Lufta ne Irak apo Afganistan ishte lufte fetare? Jo, thjeshte jane luftera per mbizoterimin e energjise,qofte nafta apo gazi natyror. Pretendimet e Greqise per nje pjese detare qe na perket jane per peshq apo per nafte? Dhe vijon lista, ngado qe te hedhesh syte ku ka lufte, besimi eshte thjeshte nje mbulese. Mos te mendoje njeri se lufterat po behen ne emer te besimit, ka vdekur ajo kohe.
      Tani duhen kapur per fyti shumekombeshet qe jane shkaktaret kryesore dhe politikanet qe behen mashe e tyre. Papa dhe Kryemyftiu jane kukulla qe kane ndikimin e tyre te kufizuar. Asgje me teper.

  • Kush di ti pergjigjet nje pyetje te thjeshte : Kur do ta njohe Vatikani Pavaresine e Kosoves, dhe

    si po i pershtatet Kisha Katolike dhe Vatikani Rendit te Ri Boteror ?

  • Me ç’fare emri Kisha katolike dhe Vatikani do ta therrase Rendin e ri ekonomiko-shoqeror te planetit /???????.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *