Papa: Nga Shqipëria do të jap mesazhin e harmonisë fetare

redaktor

Papa Françesku I u ka treguar gazetarëve në avion, gjatë kthimit nga Korea e Jugut, se arsyeja për të cilën e viziton Shqipërinë, është se prej atje mund të japë mesazhin sesi të gjitha fetë mund të punojnë bashkë në harmoni.

Shkoj në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme .E para sepse kanë arritur të krijojnë një shtet dhe të mendojnë për Ballkanin, unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve, katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë në ekuilibrim. Kjo është gjë shumë e mire, sepse ka harmoni. Dhe prezenca e Papës, është për t’i thënë të gjithë popujve se mund të punohet bashkë dhe unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë popull fisnik”, ka theksuar ai.

Gjatë intervistës së tij në avion, duke folur për çështjet ndërkombëtare, Papa ka thënë se “luftërat kanë arritur një nivel të frikshëm mizorie dhe se tortura është një mjet thuajse i zakonshëm. Këto janë frytet e luftës, sepse këtu jemi në luftë. Është Lufta III Botërore, por e copëtuar.”

 I pyetur nga gazetarët nëse do të donte ta vizitonte Kinën apo Kurdistanin dhe ai u përgjigj: “Po, nëse nëse ekziston mundësia, që nesër.”

Ndërkohë programi i Papës në Shqipëri do të jetë i tillë:

 Më 21 shtator 2014, ditë e diel, Papa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 9.00 ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në orën 9:30, Papa do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës.
Në orën 10:00 do të takohet me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës dhe do të ketë një fjalim të Atit të Shenjtë.
Në orën 11:00 do të kremtohet një meshë në sheshin “Shën Tereza”, shoqëruan nga fjala e Papa Franceskut në fund të saj.
Në orën 13:30, papa do të takohet në një drekë me Ipeshkvinë shqiptare dhe shpurën papnore.
Në orën 16:00, papa do të takohet me krerët e komuniteteve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe aty do të mbajë nëj fjalim.
Në orën 17:00 do të ketë një kremtim të lutjes mbrëmësore në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm.
Në orën 18:30 do të ketë një takim me fëmijët e qendrës “Betania” dhe një përfaqësi të qendrave bamirëse të kishës katolike në Shqipëri.
Në orën 19:45, Papa do të largohet me një ceremoni nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Share This Article
6 Comments
  • PERSHENDETJE DITA

    Ndërtimet e reja te Diga e Liqenit

    Sot pashe qe kishte filluar punimet Gener 2 e Bashkim Ulajt te Liqeni. Ulaj eshte prane Berishes, per ata qe nuk e dine. Leja ishte per pallate 17 kateshe! Nderkohe, mora nje shok qe ka me shume informacion dhe tha qe kjo nuk ishte shqetesuese, krahasuar me ndertimin qe pritet te beje firma e Irfan Hysenbellit. Behet fjale per nje pallat 40 katesh, qe do mbije ne fillim te diges.

    Ku di ndonje gje me teper, i lutem te na e thote te gjitheve qe ta dime deri ku shkon makuteria e “parise”.

    P.S. Si i behet me upload ca foto te zones ku kishte fillu ndertimi?

    • Është e vërtetë që aty kanë filluar gërmimet që prej dy javësh. Kamionat venë e vijnë ngarkuar me dhe, natën sidomos.Një hapsirë që mund të kthehej në një park të mrekullueshëm në vend të pallatave të shëmtuara shumëkatëshe që të marrin frymën. Akoma të pangopur për të shkatërruar Tiranën.Farë e keqe e këtij vendi që paski qenë.

      • Mos u merrni me Papën e surrufjepsur se s’ka për t’ju dhënë gjë. Ai do bekojë hajdutët dhe hainat e këtij vendi, do t’i falë atyre mëkatet që ata të vazhdojnë të vjedhin sërisht. Këtij vendi Zoti Jezu ia ka ba naftën me kohë.

    • Upload-oji ne Flickr dhe krijo adresa URL te shkurtuara nepermjet bit.ly

      Beji copy-paste adresat e shkurtuara qe te shofim te gjithe ne. Do ishte shume gjest qytetar nqs i perhap pislliqet e Lul Bashes and Co.

    • KUR DO HIQET JANULLATOSI QE SHQIPTARET TE DEGJOJNE PER ZOTIN NE GJUHEN E TYRE.

      CFARE ESHTE KJO PATURPERSI E PAPARE???

  • Me vjen shume mire per kete vizite te Shenjterise se Tij Papa Francesku.Mendoj se eshte nje vleresim i larte per traditen shqiptare te harmonise fetare ne Shqiperi.Na duhet qe edhe ne vete shqiptaret ta dijme ta vleresojme kete e ta shfrytezojme per unitet mbare kombetar.Kjo vizite me duket se eshte nje nder vizitat e pakta me karakter te hapur politik dhe si hap e xhest shume miqesor ndaj popullit dhe vendit tone.Eshte nje periudhe e keqe “kryqezatash” fetare te koheve tona moderne ne shume rajone te botes;ardhja e Papes ne Tirane eshte bekim per paqe dhe thirrje per nje levizje te madhe per paqen ne bote.Duke e kthyer Shqiperine ne nje shembull te tolerances dhe bashkeekzistences paqesore mes komuniteteve te ndryshme fetare ne vende e rajone te tjera,Papa i ka bere nje nderim te vecante Shqiperise dhe shqipetareve.Kete s’duhet ta harrojme por perkundrazi t’i shtojme perpjekjet qe ta meritojme ne cdo aspekt emrin e mire,te nje kombi e populli paqesor,liridashes e fisnik!
    Bashkim Pitarka
    Diplomat ne pension

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *