Papa nuk bekon qeveri që vrasin o Sali

anazapta

E nderuar gazeta “Dita”: Që të hedhësh një gur në një pus të thellë dhe ta nxjerrësh nga fundi i tij, duhet një fshat i tërë ta mbysësh dhe prapë gurin s’e nxjerr dot. Këto janë injorancat e kryeministrit, të kryekorruptuarve, të budallenjve që ka mbrapa, thënë më shkoqur, gjatë vizitës së tij në Vatikan, shkëlqesia e tij pa portofol njoftoi se Papa Françesku i Parë ka bekuar qeverinë shqiptare për zgjedhjet e 2013-s (!) Unë që po e shkruaj këtë mesazh jam mysliman dhe me sa e kuptova çoroditjen e Kryeministrit në detyrë, ose lajthitjen e fundit të tij, i jap një sugjerim ose këshillim: Selia e shenjtë nuk “bekon” qeveri, aq më pak qeveri të korruptuara, e aq më pak akoma qeveri të pasura nga gjaku i të pafajshmëve. Faleminderit!

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
1 Comment
  • po ti nga e di qe je musluman?ca esht ky perkufizim qe i ben vetes xhanem…te te bej nje pyetje,je musluman apo shqipetar??????????????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *