Papa që vdiq në Ankonë pa ardhur në Durrës

redaktor

Ky Papë quhej Enea Silvio Piccolomini. Qysh para se të ngjitej në Katedralen e Shën Pjetrit si Papa Piu II përbën një histori kërshërore tipike për figurat e spikatura të humanizmit europian.

Enea Silvio lindi më 19 tetor 1405. Ndonëse është fjala për një përkim gand, nuk mund të mos vihet re që rezulton pikërisht bashkëmoshatar me Gjergj Kastriotin. I përkiste një dere të madhe nga qyteti i Sienës: Piccolomini.

Kështu e nis librin “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, Aurel Plasari. Ky studiues, përkthyes e hulumtues i gjallë na jep një vepër të plotë prej 200 faqesh që është i rrallë në gjininë e vet, për të kuptuar më mirë pozicionin që zë Arbëria në gadishullin juglindor e më gjerë. Ka shkrime për këtë temë, por janë të cunguara dhe të pa dokumentuara, pra jo si na i fotografon tani A. Plasari. Në materialet bile në latinisht e shqip jepen detaje të jetës italiane ku kalonte Enea Silvio me intimitet e vërtetësi sikur t’i kesh para duarsh.

Temën e Europës Plasari e ka trajtuar dhe më parë te “Vija e Teodosit rishfaqet” ku kishte kujtuar se: Përpara rrezikut turk, zuri të shfaqet gjithnjë e më tepër në dokumentet e kancelarive të Kontinentit adjaktivi europian dhe subsantivi Europë. Ai është i pari, pra ky Aurel kur pati vënë re se historianët janë të mendimit se është hera e parë që shfaqet ky adjaktiv, si dhe që Europa përkufizohet si refuzim i Islamit?

Në libër tregohet se depërtimi turko-osman në rajonin juglindor të Europës sot të njohur si Ballkan ishte bërë për Europën e krishtere shqetësimi i gjallë, dhe ç’është e vërteta, funksionoi dhe si detyrim për ndërhyrje në rajon. Pra nën lëvizjen e humanizmit europian Papa Piu II, ndërsa nga ana tjetër, në frontin e qendrës së luftës antiturke Gj. Kastrioti. Ishte një front prej 500 miljesh, Hungari, Bosnjë, Serbi, Arbëri. Ndeshja në këtë front të ri kishte një sfond të qytetërimit të cilit i vishej dhe petku fetar siç theksonte Enea Silvio.

Në Romë u hap tmerri se turqit ishin gati të sulmonin Italinë. Kostandinopoja kishte rënë. Askush nuk i njihte aq mirë sa Enea Silvio vendet dhe njerëzit e Europës, ai ishte dhe Papë, dhe poet, dhe historian. Shkrimet e tij i shërbyen si burime me vlerë Barletit e Nolit. Ky papë donte dhe të shuante sherret në Arbëri ndërmjet L. Dukagjinit dhe Skënderbeut. N.q.s ekspedita do të realizohej duke ardhur në Durrës, Engjëllorët ngritën pretendimin se Pal Engjëlli do shpallej “kardinal” dhe Skënderbeu mbret. Por ekspedita dështoi, Papa vdiq nga ethet dhe meraku që s’erdhi në Arbëri.

Libri i Plasarit tani na duhet neve dhe Europës.

 

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *