Ndërsa vëmendja e gjithë botës është përqendruar në ngjarjet tragjike në Francë, Papa Françesku rikujtoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëjetesës fetare për paqen.
Në takimin me trupin diplomatik të akredituar pranë selisë së shenjtë në Vatikan, Papa Bergoljo përmendi Shqipërinë si një vend për t’u marrë shembull për bashkëjetesën paqësore dhe klimën e respektit dhe besimit reciprok mes katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve, pavarësisht vuajtjeve të së kaluarës.
Ati i Shenjte iu referua vizitës historike që zhvilloi në Tiranë 21 shtatorin e kaluar.
Papa u ndal edhe tek ngjarjet e ditëve të fundit ne France, ku theksoi se masakra e ndodhur në Paris ishte frutë i një kulture që e refuzon tjetrin, shkëput lidhjet më intime dhe më të vërteta, duke shpërbërë shoqërinë e duke gjeneruar dhunë dhe vdekje.
Një apel shkoi për liderët botërorë, veçanërisht ata myslimanë, që të dënojnë çdo lloj fundamentalizmi.
