Papagalli dhe një rrëfenjë e Meros

Dita

Në mes të viteve ‘90 Sali Berisha bën një udhëtim jashtë vendi dhe shkon në një mbrëmje gala me shumë krerë shtetesh. Në sallën ku priteshin të ftuarit ishte dhe një papagall që fliste.

Kur futet Sali Berisha, e përshëndet duke i thënë “Unë jam Sali Berisha”. Përgjigja e papagallit ishte shumë vulgare, “Më plasi k…”. Në fund të mbrëmjes u bë quiz se çfarë gjinie ishte papagalli dhe Sali Berisha, flet i sigurt, duke thënë se ishte mashkull, e më pas tregoi edhe arsyet nga u nis që tha se është mashkull”.

Këtë histori gjysmë humoristike e ka treguar gazetari Mero Baze në gazetën e tij, ndërsa në atë periudhë ka qenë shumë pranë Berishës. Por këtë javë historia me papagall është rikthyer sërish. Edi Rama ka publikuar një foto me papagall lodër dhe ka thënë: “Dikë po më kujton ky, po juve ju kujton ndonjë?”. Kjo pyetje u bë quiz i javës në Facebook.

Të gjithë pyesnin se për kë e ka kryeministri këtë krahasim. Disa kujtonin historinë e Berishës me papagallin, ndërsa të tjerë thoshin se kjo është për Bashën që përsërit ato që thotë Berisha. Ndërsa të tjerë e kritikuan kryeministrin për këtë gjest.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *