Ardhja e Papës, kreut të Kishës Katolike me qendër në Vatikan, në Shqipëri, u paraqit nga elita jonë, massmedia dhe komentatorët e majmur, si ardhje historike dhe e lavdishme. Kjo ardhje u justifikua me “shenjtërimin” e Martirëve që u vranë përgjatë LNÇ-së dhe socializmit. Kriteri që u përdor për “shenjtërimin” e tyre ishte “besimi”, d.m.th. se ata u vranë, vetëm për besimin e tyre! Kontradikta kryesore me këtë qasje është se elitat fetare në përgjithësi dhe besimtarët në veçanti, besimin e lidhin me personin dhe jo me publikun, d.m.th. se besimi është çështje personale dhe jo publike. Kështu, në njërën anë besimtarët ose fetarët na thonë se besimi është çështje personale, dhe vetëm personale, në anën tjetër, çështja personale na bëhet publike, kombëtare dhe historike, dhe për më tepër, publiku çurkëtiset për besimin e tyre. Kontradikta tjetër është se ndërsa Martirët u vranë “vetëm” për besimin e tyre, një pretendim shumë i dyshimtë, sepse çdo besim lidhet ngushtë me elitën përkatëse dhe çdo elitë fetare me origjinën e fesë, dhe çdo fe, me pushtetin që e mbron, partizanët Komunistë u vranë për Atdheun. Kështu të parët, në emër të besimit, lartësohen, ndërsa të dytët, në emër të Atdheut, dënohen!
Kontradikta tjetër është se në kohën kur fashizmi italian lulëzonte dhe organizohësh për ekspansion ekstrateritorial, Vatikani, bëri një sy qorr dhe një vesh shurdh, d.m.th. mbajti një qendrim politik të distancave të barabarta. Ai, jo vetëm që e dinte se fashistët italian do të sulmonin vendet fqinje, por, në shumë raste, bashkëpunoi me fashizmin, meqënse fashistët e përdorin fenë për qëllimet e tyre ekspansioniste. Kështu, përgjatë periudhës kur në Shqipëri mbretëronte Zogu, lulëzuan edhe priftërinjtë dhe besimtarët katolik. Sigurisht, katolicimi i ka rrënjët në histori: ai filloi të përhapet me Perandorinë Romake. Etika kristiane u imponua nga Perandorët e kohës: në vitin 313 pas Krishtit, në kohën e Konstandinit dhe në vazhdim ajo bëhet feja e detyruar për të gjithë banorët e Perandorisë me ndjekje penale (në vitin 384, me votimin e Theodhosit). Ishte, rrjedhimisht, pushteti politik, ose dhuna e organizuar nga Roma, që imponoi etikën kristiane gjithëandej, një etikë që e kishte zanafillën te Perandoria Bizantine (duke filluar me Pavlon deri te tre apostujt grekë më vonë: Vasili, Grigori dhe Joani). Shkurt, institucionalizmi i fesë, ose i etikës kristiane, u bë i mundur përmes pushtetit politik të Perandorëve. Njëlloj u imponua edhe feja muslimane në rajonet që pushtoi Perandoria Osmane në mijë-vjeçarin e dytë. Principi i përgjithshëm që u ndoq ishte “kulaçi dhe kërbaçi”. Me ‘kulaç’ nënkuptohet joshja e vendorëve me ndonjë ofiq me qëllim që Perandoria të bënte të mundur propagandimin e doktrinës së saj; dhe me ‘kërbaç’, detyrimin e të gjithë atyre që nuk pranonin të nënshtroheshin me ‘kulaç’.
Por, sot, ndryshe nga Perandoria Romake, e cila imponohësh me luftë dhe ushtri, Shqipëria post-socialiste, si gjithë vendet e tjerë, përballet me Perandorinë Anglo-Amerikane dhe nënpradigmën Perëndimore në përgjithësi, e cila u zhvillua dy shekujt e fundit. Karakteristika kryesore e kësaj nënparadigme (quhet nënparadigmë, sepse përballë saj ka patur, dhe ka në disa vende, një nënparadigmë tjetër: socializmin, karakteristikat e të cilit ndryshojnë sa në një vend në tjetrin) është tregu i marketingut dhe “demokracia” përfaqësuese. Me rënien e socializmit në Shqipëri u imponua modeli zhvillimor perëndimor. Nga elita e kohës u propagandua social-demokracia. Por, social-demokracia kishte dështuar që në mesin e vitit 1970 dhe Perëndimi kishte zhvilluar një kuadër të ri institucional: globalizmin neoliberal dhe blloqet ekonomik (BE, NAFTA, WTO etj.).
Kështu ne u orientuam për t’u integruar në BE dhe Eurozonë dhe Globalizmin Neoliberal (WTO/OBT). Përgjatë të njëjtës periudhë Vatikani është integruar gjithashtu në globalizmin neoliberal, kryesisht me qeverisjen korporative, d.m.th. duke shfrytëzuar rrjetin bankar botëror (kryesisht për transaksione), korporatat ndërkombëtare (kryesisht duke u blerë aksione), dhe qeveritë botërore (kryesisht duke u blerë bondet) me qëllim që të rrisë edhe më shumë kapitalin e tij, përtej fitimeve bazë që siguron përmes taksave të padukshme mbi tokën europiane. Sepse sipas doktrinës fetare, Vatikani është trashëgimtari kryesor i tokës në Planetin Tokë dhe ai ka të drejtë hyjnore të imponojë taksa. Si pasojë, sot Vatikani është integruar plotësisht në globalizmin neoliberal dhe korr fitime marramendëse.[1] Për të njëjtën arsye, ai, edhe sot, mbështet, direkt ose indirekt luftrat që shkakton elita mbikombëtare dy dekadat e fundit. Ndryshe nga fetë e tjera Vatikani sot zotëron pozicion globalist dhe prominent dhe ka shumë mundësi, që përmes politikave të “kulaçit dhe kërbaçit”, në bashkëpunim me elita kombëtare, të detyrojë fetarë të ndryshëm të ndryshojnë besim.
Shkurt, në kohën kur sundonte Perandoria Romake, popujt, si fillim pushtoheshin me ushtarë dhe më vonë shkonin edhe priftërinjtë për të institucionalizuar veten (në shkolla etj.). Sot, në globalizmin neoliberal, popujt, kryesisht popujt ish-socialiste, si fillim pushtohen me korporata dhe banka ndërkombetare dhe më vonë institucionalizohen edhe dogmatikët e feve. S’është e rastit që Papa e quajti ardhjen e tij ‘rilindje’ të krishtërimit. Sepse krishtërimi me të vërtetë rilind kur pushteti i një populli uzurpohet totalisht nga elitat politike dhe ekonomike. Dhe ‘rilind’ në kuptimin që errësira mondore dhe shfrytëzimi fizik —neofeudal— do të mbizotërojë përsa kohë që pushteti i popullit do të jetë në duart e elitave ekonomiko-politiko-fetare. Dhe Vatikani, ndryshe nga dogmatikët e feve të tjera, luan rol vendimtar në globalizmin neoliberal meqënse është integruar totalisht në të dhe ndan interesat e tij me elitat e tjera (politike dhe ekonomike). Mund të konkludohet, rrjedhimisht, se ardhja e tij, thjesht përforcon rolin dhe qëllimet afat-gjata të kishës katolike në Shqipëri përballë rivalëve të tjerë. Por roli i elitës sonë dhe massmedias, në këtë pritje, është krejtësisht ahistorik dhe reaksionar: sepse ajo lartëson besmin shqisor ose imagjinar ndërsa përul besimin mendor ose shkencor të popullit tonë. Sepse në fund të fundit, janë Nënat dhe vajzat tona që shfrytëzohen maksimalisht në ndërmarrjet kapitaliste (fitimprurëse) italiane në Shqipëri dhe jo e kundërta ndërkohë që “shenjtërimi” i besimtarëve mund të zhvillohësh edhe në rrethin e ngushtë fetar. Por, elita jonë, ndërsa ngatërron rëndësinë e LNÇ-së me kontradiktat e sintezës Marksiste-Leniniste dhe principeve socialiste që u adoptuan pas çlirimit mbulon diellin me shoshë: sepse shqetësimi i saj i vërtetë është të marrë ndonjë borxh dhe donacione nga elitat perëndimore, siç ka marrë kaq vite, meqënse zhvillimi ynë ekonomik varet nga ato sesa nga organizimi ynë me bazë zhvillimin shkencor të burimeve tona ekonomike dhe prodhimit, mbulimin e nevojave bazë të popullit dhe ndihmës së ndërsjellë sesa si sot: konkurrencës, përfitimit dhe shfrytëzimit… ind kur pushteti i nje populli uzurpohet totalisht nga elitat politike dhe ekonomike. Dhe ‘rilind’ ne kuptimin qe erresira mendore dhe shfrytezimi fizik –neofeudal– do te mbizoteroje persa kohe qe pushteti i popullit eshte ne duart e elitave ekonomiko-politiko-fetare. Dhe Vatikani, ndryshe nga dogmatiket e feve te tjera, luan rol vendimtar ne globalizmin neoliberal meqense eshte integruar totalisht ne Qeverine Boterore Korporative.
[1] Shih për më shumë, Institute for the Works of Religion, Wikipedia.

Nje shkrim i mbushur me keqcitime dhe me burime te marra nga Wikipedia! Sa per luftra (te pakten keto te fundit) Vatikani ka qene kritik i hapur; ne lidhje me globalizmin eshte nje trend i botes se sotme. Papa ne Tirane tha: … globalizmit te ekonomise, i duhet dhe globalizim i solidaritetit… Besoj qe artikull shkrues si marksist qe eshte besoj se te pakten me kete shprehje te papes te jete dakord.
Nuk e shoh problem marrjen e ndonjë referencë nga Wikipedia. Shkrimi mu duk shume informues dhe pak marksist në analizë.
O Ylli përmeti ( që nuk të njoh) ! Pse n’a humb kohën me paqartësitë e tua; duke ndërtuar ide si me ndërtue kështjella në ajër. Nuk mu duke aspak interesant duke u mundu me ba “opozitarin”. MA MIRË SHIFE “GJYSMËN E GOTËS PLOT”.
Patjeter qelliimii i ardhjes se papes ka qene politik, duke bere alternimin e “kerbacit me kulacin”, dhe keshtu ndodh kur je teresisht i inkuadruar ne “rendin e ri boteror”, dhe pjese e sundimit te monopoleve, aksionere e te cilave eshte dhe vatikani, sipas mediave vatikani eshte edhe “specialist” i pastrimit te pareve te droges, prostitucionit, shitjes se armeve, etj., te maskuara keto pas ndonje psheretime te papeve kunder luftrave, etj.
Dhe keshtu ka qene gjithmone me katoliket, sic thote edhe autori, por kjo ka ardhur pas skizmes se vitit 1054, kur katoliket moren pjese ne ta ashtuquajturat “konvertime” te indianeve te amerikes, pas masakrimeve qe ju benin kolonizatoret, …
Ne kundershtim me sa shtron autori, ky lloj qendrimi nuk ka ardhur se bashku me Krishterimin, por eshte shpikje dhe shtremberim i heretikeve katolike, protestante, etj., e doktrines se shenjte te Krishterimit.
Aktualisht vatikani nderhyn edhe ne Kishat Orthodhokse, per ti vene ato nen ombrelen e papes, nepermjet famekeqit “uniatizem”.., kete perpiqet te beje edhe me Kishen e varfer shqiptare, nepermjet “blerjes”, sipas ekonomise se tregut, pjese e se ciles eshte edhe vatikani.
Ndoshta si njeri, francesku mund te jete njeri i mire, por institucioni papist e imponon te mbaje qendrime si te gjithe paraardhesit e tij,..
Artikull-shkruesi ne nje fare menyre ka te drejte! Duket qe eshte i mire informuar…
Spekulim low budget fund e krye. Asnje citim, referim, ose prove nuk jepet. Autori te jep pershtypjen e nje lexues te zellshem te conspiracy theories por jo researcher serioz qe te beje ate qe quhet “connect the dots”. Ka pak pikepamje marksiste ose te pakten influenca te tilla ne menyren e te menduarit.
Qe kur thote qe katolicizmi u be fe shteterore ne vitin 313 pas Krishtit tregon ne mangesite qe ka ne formimin e tij ose burimin e informacionit.
http://en.wikipedia.org/wiki/East%E2%80%93West_Schism
Autori është autor i dy studimeve (me studim këtu nënkuptohen dy libra, njëri është në treg, me rreth 800 faqe; tjetri, thuajse gati për në treg), dhe qasja e tij e përgjithshme nuk është Marksiste, d.m.th. klasore, por pushtetore, ontologjike dhe faktologjike. Kjo qasje, sigurisht, që nuk mjafton për dëftimin e të vërtetave sistemike: ajo kërkon më shumë “mekanizma” shkencor. Sidoqoftë, ngaqë faqja ime personale, elektronike, është në ndërtim e sipër, këtu nuk mund të postoj ndonjë faqe. Kjo do të thotë se komentuesit, si fillim duhet të hulumtojnë më shumë për autorin dhe pastaj të komentojnë. Do të thotë, gjithashtu, se këtu, thjesht, paraqitet roli i Vatikanit, ose i Papizmit në përgjithësi, me fashizmin dhe Shqipërinë. Dhe roli i tij, në globalizmin neoliberal, siç ai paraqitet…dhe siç janë imponuar fetë, historikisht. Për këtë arsye, spekulimet ose hamendësimet ruajini për vend tjetër.
shkrim me objektiv se ky rralle ka ne shtypin e sotem shqiptar ,er kete vizite te papa Franceskut e cila thellesisht ishte per tu bere te qarte atyre qe kuptojne se ku arriti diktatura ne Shqiperi…….
Papa erdhi te ” bekonte ” Shqiperine.Iu dha rendesi demagogjise spirituale,ndersa Papa eshte kryetar shteti.Shkrimi eshte ultra i dobishem,por me siguri gjen pak lexues.C’ti besh,na ka mbytur debiliteti.Shqiperia konsiderohet nga korporatat qe heqin per hunde politiken e shtwteve si makine low cost.U duhet me demokraci te kufizuar dhe dy majmune qe te komandojne.